Amerikanët zbarkojnë nesër në sallën e gjyqtarit Avni Sejdi, ndihmoi gruan e Gjin Gjonit për kontrollin e dyqaneve në Rinas 

Amerikanët zbarkojnë nesër në sallën e gjyqtarit Avni Sejdi, ndihmoi gruan e Gjin Gjonit për kontrollin e dyqaneve në Rinas 

Amerikanët do të rrisin prezencën në seancën e radhës gjyqësore për konfliktin e paprecedentë mes kompanisë Albania Duty Free Distribution, me pronare bashkëshorten e gjyqtarit Gjin Gjoni, Elona Çaushi dhe Ministrisë së Financave, për licencën për ushtrimin e aktivitetit tregtar në ambientet Duty Free në Aeroportin e Rinasit. Seanca zhvillohet nesër në orën 12:30. Tre diplomatë amerikanë do të marrin pjesë në seancën e gjyqit të enjten. Deri më tani procesi është ndjekur në çdo seancë nga një përfaqësuese e Ambasadës Amerikane në Tiranë. Por, në seancën e ardhshme, përveç përfaqësueses, do të jenë në sallë edhe tre diplomatë amerikane. Gjyqtari i çështjes është Avni Sejdi, i cili në fund të muajit janar mbylli shqyrtimin gjyqësor. Në seancën e nesërme palët ndërgjyqëse do të paraqesin konkluzionet përfundimtare. 

Po ku konsiston konflikti për dyqanet në Rinas?  

Kompania amerikane ICDF ka fituar tenderin dhe ka lidhur një kontratë me TIA që në korrik të 2019 për menaxhimin e ambienteve tregtare. Por sot ambientet kontrollon familja Gjoni, përmes dy vendimeve paraprake të dy gjyqtarëve pa Veting, Avni Sejdi dhe Mimoza Kajo Brahimi. Elona Çaushi vijon të shfrytëzojë ambientet Duty Free pavarësisht se ka humbur tenderin, i ka mbarur kontrata dhe Ministria e Financave i ka anuluar licencën. Edhe pse kishte humbur tenderin dhe i mbaronte kontrata me TIA në 27 gusht 2019, kompania e Elona Çaushit aplikoi për rinovim të licencës. 

Në 15 gusht 2019 është bërë aplikimi rinovimin e licencës Duty Free në Aeroportin, ndërsa zëvendësministri i Financave Elton Haxhi e ka firmosur, rinovimin një ditë më pas, pra në 16 gusht. Ministria, pasi është informuar se dokumentacioni i ADFD-së nuk ishte i saktë, me kërkesë të TIA, i ka anuluar licencën më datë 30 shtator. Përfaqësuesit e Ministrisë së Financave kanë pohuar para gjykatës se kishin vepruar në mirëbesim, pra nuk se nuk e dinin se kompania e gruas së Gjin Gjonit, po fshihte rrethana që diktonin refuzimin e autorizimit. “Paditësi nuk ka informuar sipas ligjit doganat dhe ministrin për mbarimin e kontratës me TIA”, thanë përfaqësuesit e ministrisë. Sipas ligjit, pa pasur një kontratë, nuk mund të kesh një licencë për aktivitetin në fushën e Dytu Free. 

Por, në 8 tetor të 2019, gjyqtari Avni Sejdi, me një vendim të ndërmjetëm ka pranuar kërkesën e Albania Duty Free Distribution për pezullimin e efekteve të vendimit të Ministrisë së Financave për anulimin e autorizimit për ushtrimin e aktivitetit në ambientet Duty Free. Nesër zhvillohet seanca në kuadër të shqyrtimit të çështjes në themel. Më parë, kompania amerikane International Cruise Duty Free (ICDF), ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarit të çështjes Avni Sejdi, për njëanshmëri, por kërkesa është rrëzuar. Nesër gjyqtari Avni Sjedi do të jetë nën vëzhgimin e amerikanëve.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat dhe cakton prioritetet! Kaçi: Zbatim me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut dhe besueshmëri në treg

AMF mbledh sektorin financiar për festat dhe cakton prioritetet! Kaçi: Zbatim me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut dhe besueshmëri në treg