Gjyqi i Metës, Rama: Berisha
paralajmëroi mbylljen |
Tre ditë para se Gjykata e Lartë të japë vendimin ndaj ish zv kryeministrit, Ilir Meta mbi akuzat për korrupsion aktiv, Kryetari i Partisë Socialiste akuzon kryeministrin Berisha se po bën presion mbi gjyqtarët për të arkivuar dosjen. Kryetari i Partisë Socialiste mbledh Grupin Parlamentar.
TIRANE- Tre ditë para se Gjykata e Lartë të japë vendimin ndaj ish zv kryeministrit, Ilir Meta mbi akuzat për korrupsion aktiv, Kryetari i Partisë Socialiste akuzon kryeministrin se po bën presion mbi gjyqtarët për të arkivuar dosjen. Rama deklaroi se takimi i kryeministrit Berisha me ish-zv.kryeministrin Ilir Meta, zhvilluar mbrëmë në shtëpinë e këtij të fundit, është një “kërcënim” për sistemin e drejtësisë.
RAMA: BERISHA PARALAJMEROI ARKIVIMIN E DOSJES METASipas kreut socialist kryeministri që në fillim të këtij viti ka dëshmuar hapur egërsinë e pushtetit ekzekutiv ndaj gjyqësorit. “Në daljen e parë të këtij viti kryeministri dëshmoi hapur presionin. Ai ka goditur me një gjuhë mafioze prokurorinë dhe ka paralajmëruar arkivimin e cështjes Meta duke dhënë provën e radhës së korrupsionit në qeveri”- nënvizoi Rama.
RAMA MBLEDH GRUPIN PS, OBJEKTIV I 2012: INTEGRIMI I SHQIPERISE Kryetari i Partisë Socialiste mblodhi sot për herë të parë këtë vit, Grupin Parlamentar Socialist, axhenda e të cilit ka në boshtin e vet kontributin për modernizimin e shtetit, demokratizimin e institucioneve dhe përshpejtimin e integrimit dhe akuzoi kryeministrit se ka dëshmuar hapur
egërsinë e pushtetit ekzekutiv ndaj gjyqësorit.
Sipas Ramës “100 vjetori e gjen shtetin shqiptar pa shtet në shërbim të qytetarëve, pa pushtet gjyqësor në mbrotjje të lirive të të drejtave private dhe publike.” dhe objektivi i PS-së është të bëjmë më të mirën që mundemi për ti dhënë statusin e kandidatit të BE, dhe perspektivën e qartë të integrimit. "Do mbajmë deri në fund peshën e përgjegjësisë dhe të mos lejojmë dëshmitin e marrjes së statusit”- nënvizoi Rama.
REFORMA ZGJEDHORE, RAMA: TE RISHIKOHET DOMOSDOSHMERISHT SISTEMIRama i bëri apel kryeministrit Berisha të mbajë premtimin e dhënë se do të pranojë çdo propozim të opozitës për reformën zgjedhore. Sipas Ramës reforma zgjedhore duhet të adresojë domosdoshmërishit rishikimin e sistemit, jo domosdoshmërisht me ndryshime në Kushtetutë.
“Duam reformë zgjedhore brenda afati të përcaktuar. Të adresojë të gjitha rekomandimet e OSBE, të zgjidhet problemi i listave të zgjedhjeve, verifikimit të zgjedhësve, administratës së zgjedhjeve, dhe
KQZ të mos jetë bandë qeveritare. Reforma zgjedhore të adresojë domosdoshmërinë e rishikimit të sistemit. Nënkuptoj përmirësimin e tij dhe jo domosdoshmërisht ndryshimet në Kushtetutë.”
Ai shtoi se PS do vazhdojë instensivisht punën për miratimin e ligjeve që kërkojnë 2/3.“Do japim votën tonë duke kërkuar që ato të kalojnë në kuvend përmes transparences” – tha Rama.
PS: BERISHA TE NDRYSHOJE VKM, NE ZYRAT E SHTETIT TE JETE FOTOJA E ISMAIL QEMALITPS do kontribuojë dhe për festimet e 100 vjetorit. Plani do të bëhet public në ditët në vijim ndërsa I kërkoi kryeministrit “Të ndryshojë VKM që përcakton se fotografia e Presdientit të vendoset në cdo zyrë dhe të vendoset një herë e mirë portreti i themeluesit Ismail Qemali”
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3101
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Buxheti 2025 kalon te 'Ligjet': 500 milionë lekë më shumë për zgjedhjet, 200 milionë lekë për SPAK, shtesa për sigurinë kibernetike dhe institucionet e Drejtësisë
25 Nëntor, 19:58
-
Eduard Zaloshnja: Pavarësisht nga data e zgjedhjeve, votimi i emigrantëve duhet të mundësohet!
25 Nëntor, 15:14
-
Alban Daci: A po e 'blejnë' të drejtën kushtetuese për votuar shqiptarët që jetojnë jashtë?
22 Nëntor, 17:55
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor, 15:44
-
‘Alarmi’ për votën e emigrantëve, KQZ garanton: S’ka dështim! Ose ndërrojmë Kodin, ose paguajmë shtrenjtë! Votimi e numërimi elektronik 18.2 mln euro vetëm për Tiranën
21 Nëntor, 12:25
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Buxheti 2025/ KQZ kërkoi 137 mln lekë për investime, qeveria i dha 1.5 mln! Celibashi: Ende s'ka dakordësi as për votimin elektronik në Tiranë
15 Nëntor, 14:54
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Celibashi takim me Hasanin dhe Hoxhën: Koordinim i angazhimeve për realizimin e votës së diasporës
12 Nëntor, 21:34
-
Komisioni antikorrupsion/ Kreu i KQZ-së: Problem, financimi i partive! Ndryshuat Kodin por latë pa zgjidhur financimin
12 Nëntor, 18:19
-
Qeveria shton fondin për KQZ, 20 milionë lekë për përgatitjen për zgjedhjet 2025
6 Nëntor, 18:38
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27