Paraqitja e provave të akuzës u shoqërua në një moment me debat mes të pandehurit Gilmando Dani dhe prokurores së çështjes Imeraj, të cilën Dani e akuzoi se nuk kishte sjellë asnjë provë para gjykatës, dhe se sipas tij kjo prokurore e mbante prej dy vitesh kot në burg.
Por i rufeshëm ka qënë reagimi i prokurores Imeraj, e cila i ka kujtuar Danit se nuk ka qënë ajo që e mban në burg, por në qeli e mbajnë tre vendime gjyqësore, përfshirë këtu dhe një vendim i Gjykatës së Lartë.Prokurorja më tej shtoi për Danin se duhet të ta shpjegojnë avokatët e tu pse je në burg, por Dani u kundërpërgjigj se duke pohuar se “…e di mirë ti pse jam unë këtu po hë…”.
Hetime për dy grupet kriminale
Gjatë leximit të listës së provave shkresore prokurorja Imeraj tha se hetimet kanë nisur pas një iformacioni të përcjellë nga Policia e Shtetit, se shtetasit Gilmando Dani, Emiljano Shullazi, Lulzim Berisha,Plarent Dervishaj etj, ushtronin aktivitet kriminal.
Sipas akuzës, hetimet kanë nisur fillimisht për dy grupet kriminale dhe më pas çështjet janë veçuar. Më tej prokuroria i parashtroi gjykatës se kishte administruar si prova materiale 150 fishekë automatiku të cilët janë gjetur në banesën e shtetasit Blerim Shullazi dhe një sasi bimësh narkotike.
Po kështu prokuroria i vuri në dispozicion gjykatës dhe pamje filmike të garazhit të Jani Zakës ku u vendos tritoli, ku sipas akuzës disa orë përpara se të vendosej tritoli, një person ka ndryshuar në mënyrë të qëllimshme këndin e filmimit kësaj kamere, e cila më pas nuk ka qënë në gjëndje të filmojë personin që pak orë më pas vendosi tritolin në garazhin e Jani Zakës.
Tërheqja e 131 Mijë euro nga banka
Mijëra euro nga një bankë e nivelit të dytë janë tërhequr nga të pandehurit Endrit Zela, nipi i Emiljano Shullazit dhe të pandehurit tjerë Gilmando Dani. Sipas prokurores Imeraj, këto euro janë tërhequr plot pesë herë nga dy të pandehurit. Për të provuar këtë tha prokurorja kemi administruar pamje filmike dhe dokumentacionin përkatës nga banka e nivelit të dytë.
Sipas akuzës,nga procesverbali i kqyrjes së pamjeve filmike, rezulton se i pandehuri Gilmando Dani ka tërhequr nga llogaria e Ylvi Beqjat në bankë shumën prej 25 mijë euro. Po kështu 25 mijë euto ka tërhequr dhe i pandehuri tjetër Endrit Zela. Po ky i fundit ka tërhequr 25 mijë euro në një moment tjetër. Gjithashtu sipas akuzës më pas 40 mijë euro i ka tërhequr Gilmando Dani dhe në një moment të dytë i pandehuri Zela ka tërhequr 16 mijë euro.
Në total sipas prokurorisë janë bërë 5 tërheqje nga dy të pandehurit dhe shuma e tërhequr është 131 miëj euro. Po sipas prokurores Imeraj, një shifër prej 26 mijë euro është tërhequr nga kjo bankë nga shtetasi Romeo Tarja, i cili rezulton të ketë qënë shoferi personal i biznesmenit Ylvi Beqja.
Zela dhe Qyqja në shtëpinë e Beqjat
Njëherësh mes pamjeve filmike prokuroria Elisabeta Imeraj paraqiti dhe disa pamje filmike të sekuestrura në banesën e shtetasit Ylvi Beqja. Nga këqyrja e këtyre pamjeve filmike, dallohet qartë se dy të pandehurit Zela dhe Qyqja qëndrojnë shumë pranë banesës së Beqjat, në pozicione të ndryshme, në pritje për të dalë Ylvi Beqja.
Bisedat e Beqjat me Ervis Martinin
Gjatë paraqitjes së 19 faqeve ku ishin renditur provat shkresore, prokurorja Elisabeta Imeraj,tha se ndër provat e administrura në dosje është dhe një telefon i sekuestruar ndaj shtetasit Beqja.
Nga këqyrja e këtij telefoni është konstatuar sipas akuzës se biznesmeni Beqja dhe shtetasi Ervis Martini bisedojnë së bashku. Në këtë bisedë e cila është zhvilluar në aplikacionin “Ëhatsapp” sipas prokurorisë Martini i kërkon Beqjat të heqë dorë nga dëshmia kundër Shullazit. Gjithashtu, prokuroria tha se disponon pamje filmike kur Ervis Martini ka shkuar në banesën e Ylvi Beqjat.
Shullazi një makinë e Vollgën në pronësi
Sipas dokumentave që paraqiti prokuroria në sallën e gjyqit Emiljano Shullazi rëzulton të jetë pronar i një automjeti dhe zotëron një pjesë të ish-hotel Vollgës në Durrës.
Akuza tha gjatë seancës së djeshme se këto pasuri në emër të tij janë konstatuar gjatë kqyrjes së rregjistrit të pasurive në hipotekën e Durrësit dhe një shkresë të përcjellë në prokurori nga Drejtoria e Transporteve. Ndërkohë po kjo drejtori sipas akuzës ka konfirmuar se dy automjete janë rregjistruar në emër të të pandehurit Gilmando Dani.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com