Gjyqi i Shullazit, ja kush janë
nëntë njerëzit që dëshmojnë

Gjyqi i Shullazit, ja kush janë<br />nëntë njerëzit që dëshmojnë<br>
Nëntë dëshmitarë do pyeten nga Gjykata e Krimeve të Rënda seancën e ardhshme në procesin ndaj Emiljano Shullazit.Në seancën e kësaj të marte,avokatët mbrojtës të Shullazit kanë kundërshtuar provat e Prokurorisë. "Të gjitha provat shkresore të Prokurorisë t'i nënshtrohen debatit gjyqësor një nga një"-tha Vladimir Meçi, avokati mbrojtës i Shullazit. Pas seancës Krimet e Rënda kanë vendosur që seancën e të martës së ardhshme të thërrasin 11 dëshmitarë mes tyre avokatë dhe gazetarë.

Te Krimet e Rënda do dëshmojnë Alban Qafa, Nexhdet Kambo, Sinan Topi, Jani Zaka, Altin Sota, Bujar Kareci, Eduart Pistili si dhe dy gazetarë, do të pyeten nga gjykata seancën e ardhshme në ngarkim të Shullazit dhe grupit të tij të akuzuar për disa ngjarje kriminale si kanosje dhe gjobëvënie.

Debati i Danit me prokuroren
Një javë më parë për dy orë e gjysëm prokuroria e Krimeve të Rënda Elisabeta Imeraj, paraqiti përpara gjykatës të gjitha provat shkresore, kundër të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani dhe tre të pandehurve të tjerë Blerim Shullazi, Indrit Qyqja dhe Indrit Zela. Paraqitja e provave të akuzës u shoqërua në një moment me debat mes të pandehurit Gilmando Dani dhe prokurores së çështjes Imeraj, të cilën Dani e akuzoi se nuk kishte sjellë asnjë provë para gjykatës, dhe se sipas tij kjo prokurore e mbante prej dy vitesh kot në burg.

Por i rufeshëm ka qënë reagimi i prokurores Imeraj, e cila i ka kujtuar Danit se nuk ka qënë ajo që e mban në burg, por në qeli e mbajnë tre vendime gjyqësore, përfshirë këtu dhe një vendim i Gjykatës së Lartë.Prokurorja më tej shtoi për Danin se duhet të ta shpjegojnë avokatët e tu pse je në burg, por Dani u kundërpërgjigj se duke pohuar se “…e di mirë ti pse jam unë këtu po hë…”.

Hetime për dy grupet kriminale
Gjatë leximit të listës së provave shkresore prokurorja Imeraj tha se hetimet kanë nisur pas një iformacioni të përcjellë nga Policia e Shtetit, se shtetasit Gilmando Dani, Emiljano Shullazi, Lulzim Berisha,Plarent Dervishaj etj, ushtronin aktivitet kriminal. Sipas akuzës, hetimet kanë nisur fillimisht për dy grupet kriminale dhe më pas çështjet janë veçuar. Më tej prokuroria i parashtroi gjykatës se kishte administruar si prova materiale 150 fishekë automatiku të cilët janë gjetur në banesën e shtetasit Blerim Shullazi dhe një sasi bimësh narkotike.

Po kështu prokuroria i vuri në dispozicion gjykatës dhe pamje filmike të garazhit të Jani Zakës ku u vendos tritoli, ku sipas akuzës disa orë përpara se të vendosej tritoli, një person ka ndryshuar në mënyrë të qëllimshme këndin e filmimit kësaj kamere, e cila më pas nuk ka qënë në gjëndje të filmojë personin që pak orë më pas vendosi tritolin në garazhin e Jani Zakës.

Tërheqja e 131 mijë euro nga banka
Mijëra euro nga një bankë e nivelit të dytë janë tërhequr nga të pandehurit Endrit Zela, nipi i Emiljano Shullazit dhe të pandehurit tjerë Gilmando Dani. Sipas prokurores Imeraj, këto euro janë tërhequr plot pesë herë nga dy të pandehurit. Për të provuar këtë tha prokurorja kemi administruar pamje filmike dhe dokumentacionin përkatës nga banka e nivelit të dytë. Sipas akuzës,nga procesverbali i kqyrjes së pamjeve filmike, rezulton se i pandehuri Gilmando Dani ka tërhequr nga llogaria e Ylvi Beqjat në bankë shumën prej 25 mijë euro.

Po kështu 25 mijë euto ka tërhequr dhe i pandehuri tjetër Endrit Zela. Po ky i fundit ka tërhequr 25 mijë euro në një moment tjetër. Gjithashtu sipas akuzës më pas 40 mijë euro i ka tërhequr Gilmando Dani dhe në një moment të dytë i pandehuri Zela ka tërhequr 16 mijë euro. Në total sipas prokurorisë janë bërë 5 tërheqje nga dy të pandehurit dhe shuma e tërhequr është 131 miëj euro. Po sipas prokurores Imeraj, një shifër prej 26 mijë euro është tërhequr nga kjo bankë nga shtetasi Romeo Tarja, i cili rezulton të ketë qënë shoferi personal i biznesmenit Ylvi Beqja.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni

Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni