TIRANE - Është zhvilluar sot seanca e dytë gjyqësore ndaj së ashtuquajturës “Banda e tritolit” ku nën akuzë janë vrasësi me pagesë Juljan Sinanaj dhe 6 të pandehur të tjerë Andon Mëhillaj, Marjon Mitro, Ndriçim Gjokona, Albin Mexhaj, Ilir Karçini dhe Genis Mëhillaj, ku ky i fundit është ende në kërkim nga drejtësia. 

Televizioni A1 Report sjell pamjet e ku dy prej të pandehurve nga "Banda e tritolit", futen në Gjykatën e Krimeve të Rënda nën masa të rrepta sigurie, fillimisht Julian Sinanaj e më pas Ndriçim Gjokonaj.

Mësohet se ashtu si në seancën e parë, edhe këtë radhë Ilir Karçini nuk ka qenë prezent në seancë dhe ku përmes avokatit të tij mbrojtës ai së bashku me dy të pandehurit e tjerë Albin Mexhaj dhe Andon Mëhillaj kanë kërkuar gjykim të shkurtuar. Këta të tre të akuzuar kanë pranuar aktet, por jo akuzat. Por këtë rrugë nuk e kanë ndjekur të pandehurit e tjerë, Julian Sinanaj dhe Ndriçim Gjokona.

gjokona, sinanaj me logo
(Në foto: Julian Sinanaj (majtas) Ndriçim Gjokona (djathas) sot në gjykatë).

Pasi dëgjoi palët, gjykata vendosi që për këtë seancë të shprehet më 10 dhjetor në seancën e rradhës për shkak të volumit të dosjes penale e cila sipas togave të zeza ky vendim kërkon kohë.

Të pranishëm në seancën e sotme ishin disa prej familjarëve të të pandehurve, ndërsa për Genis Mëhillajn i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar gjykata vendosi ta gjykojë atë në mungesë.

Dy kushërinjtë nga vlora Andon Mëhillaj e Genis Mëhillaj sipas prokurorisë rezultojnë të jenë ndërlidhësit e bandës së tritolit e cila ekzekutonte nëpërmjet vrasësist Julian Sinanaj.

Seanca e sotme ishte e dyta ndaj “Bandës së tritolit” ndërsa më 20 nëntor, pas 10 muajsh hetime, vrasësi me pagesë Julian Sinanaj dhe 6 të pandehurit e tjerë janë shfaqur për herë të parë para togave të zeza, nën masa të rrepta sigurie. Vrasësi Julian Sinanaj për herë të parë në gjyq me katër 'truproja'

Në seancën e kaluar “Banda e tritolit” është njohur me akuzat ku në përfundim të këtyre hetimeve ndaj 7 të pandehurve rëndojnë 38 vepra penale. Banda e tritolit, Prokuroria: Ja cilat janë 38 akuzat për 7 të pandehurit

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)