TIRANË - Në Gjykatën e Krimeve të Rënda zhvillohet seanca e radhës së gjyqit ndaj Arben Frrokut i cili akuzohet për vrasjen e ish-kryekomisarit Dritan Lamaj. Në seancën e sotme janë pyetur dëshmitarët Arlind Aliaj, i cili punonte si kamerier te një lokali pranë vendin ku ndodhi vrasja dhe Armando Myftari.
 
Në dëshminë e tij Aliaj shprehet se kishte parë Lamajn dhe një djalë që ishte në lokal, kishte dalë dhe e kishte ndihmuar, ai shton se më pas e çuan me një makinë të rastit në spital.

Dëshmitari Arlind Aliaj është sjellë nga policia në seancën e sotme me urdhër të trupës gjyqësore.

Dëshmitari tjetër Armando Myftari në sallën e gjyqit ka thënë se e ka parë makinën e Frrokut, por pas krismave nuk i ka parë autorët

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)