Emisari Special i Presidentit të SHBA Donald Trump për Misionet e Posaçme, Richard Grenell kërkon që të ndërpritet financimi për Gjykatën Speciale të Hagës. Përmes një postimi në X, në një tjetër reagim kundër kësaj gjykate e cola po gjykon padrejtësisht ish-krerët e UÇK-së, tha se është totalisht e korruptuar.
Sulmon edhe Prokurorin Special Jack Smith, për të cilin thotë se urdhëroi arrestimin e Hashim Thaçit/
“Haga është tërësisht e korruptuar dhe duhet t’i ndërpritet financimi. Jack Smith ishte një nga prokurorët e tyre që arrestoi presidentin në detyrë të Kosovës më shumë se pesë vjet më parë. Ai ende ndodhet në burg. Gjykimi ka filluar vetëm së fundmi,” shkruan Grenell.
Dy ditë më parë, pas protestës së madhe në sheshin “Skënderbej” në Tiranë që mblodhi mijëra shqiptarë, Grenell theksoi se Haga ka dalë jashtë kontrollit dhe se Smith e kishte shkaktuar këtë reagim qytetar.
Grenell ka qenë një ndër kritikët më të zëshëm ndaj kësaj gjykate.
Postimi i Grenell
Komente








Ky që ka komentuar me emrin IGOR qënka derr maloku.....
PërgjigjuGrenelit nuk i intereson Kosova e Albin Kurtit pse Albini e ka zbuluar qe eshte nji pro Serbe dhe paguhet nga Serbia ,tani done qe Hajdutet e burgosur te lirohen pse ata nenshkruajn gjithcka Si ja don qejfi i ti dhe i Sebve si rezolluten 1244 dhe tani duhet te ndodhe me veriun e Kosoves dhe ata dota ndihmojne.
PërgjigjuKjo gjykatë është e korruptuar dhe e pa aftë ....mbani mënd e mbajtën kriminelin Millosheviç në burg drei sa vdiq dhe nuk ishin të aftë ta gjykonin,shikoni sa vite kanë udhëheqësit e UÇK që i mbajnë në burg pa i dënuar sepse janë të pa aftë e të koruptuar.Vetëm zoti Trump mund ta zgjidhi këtë krim që po bëjnë kriminelat e pa aftë të Hagës.
Përgjigju