TIRANË- Një gjyq i nisur ndaj ish kryetares së komanduar të bashkisë së Tropojës, Zyra Islamaj dhe një ndërtuesi, të dy nën akuzë për korrupsion, ka çuar në dyert e GJKKO 4 deputetët të Partisë Demokratike, të thirrur si dëshmitarë. Gazment Bardhi, Elda Hoti, Xhelal Mziu dhe Bledion Nallbati ishin të vetmit që u paraqitën nga 10 ligjvënësit demokratë që mbrojtja i kishte kërkuar si dëshmitarë, për shkak se ishin kallëzuesit e Islamajt në SPAK.
Të katërt ata mbajtën të njëjtin qëndrim, se kallëzimin e kanë bërë duke u bazuar mbi një material të transmetuar në televizionin e familjes Berisha. Sipas 'traditës', asnjëri prej tyre personalisht nuk kishte bërë asnjë verifikim në terren për të pare nëse ekziston apo jo një urë e tillë, por ishin mjaftuar me materialet e publikuara nga Syri Tv, që në fakt në shumë raste rezultojnë të pabazuara.
Bëhet fjalë për një tender, për të cilin ish nënkryetarja e Bashkisë Tropojë, e komanduar drejtuese, kishte kërkuar nga ndërtuesi Rrok Gega ndërtimin e një ure pranë shtëpisë së motrës, urë që nuk ishte parashikuar në tender. Për këtë thotë SPAK, ajo ka ndërhyrë tek ndërtuesi, dhe ka angazhuar në ndihmë të tij edhe teknikun e mirëmbajtës së rrugëve në bashki.
Ura megjithatë, nuk është ndërtuar, gjë që i ka vënë në siklet deputetët e PD-së përballë avokatit mbrojtës, kur janë pyetur se pse e bënë kallëzimin për një fakt që nuk është kryer. Bardhi, Hoti, Mziu dhe Nallbati thanë se kjo nuk ishte detyrë e tyre, por e Prokurorisë së Posaçme.
Elda Hoti: I qëndroj kallëzimit që ne kemi bërë si grup. I qëndroj kallëzimit tim që zonja ka shpërdoruar detyrën. Çdo shpjegim e kemi dhënë në kallëzim. Ne jemi deputetë të Republikës, nuk ka ndodhur kurrë që ne të thirremi si dëshmitarë. Ka një grup aty që mbledh faktet dhe ne si grup parlamentar i Partisë Demokratike bëjmë kallëzime. Unë i qëndroj kallëzimit. Verifikime në terren janë bërë, nuk bëhet kallëzim pa fakte dhe prova. Unë personalisht nuk kam shkuar në Tropojë që ta shoh. Ne nuk kemi ardhur për tu tallur këtu. Sot për respekt të gjykatës jemi një grup deputetësh këtu. Nuk kam qenë në Tropojë të verifikoj është ndërtuar apo jo ura , apo se me çfarë materialesh është ndërtuar. Ndërtuesi Rrok Gega e ka pranuar vetë që Zyra Islamaj ka ndërhyrë për ndërtimin e urës për motrën e saj.
Gazmend Bardhi: Ne kemi kallëzuar për shpërdorim detyre nënkryetarin e Bashkisë Tropojë, pas informacioneve publike të bëra në një emision investigativ. Verifikimet përkatëse janë detyrë e organit të prokurorisë.
Bledion Nallbati: Referuar një emisioni është bërë një kallëzim nga grupi parlamentar i PD. Kemi parë faktet e publikuara në media dhe është bërë kallëzimi. S’kam pse të bëj verifikim për urën.
Xhelal Mziu: Duke u bazuar në emisionin “Piranjat” kemi parë të rëndësishme që dyshohej për një vepër penale “shpërdorim detyre”. Në këtë kontekst unë dhe disa kolegët e mi kemi bërë një kallëzim. Ne nuk kemi mjaftueshëm kohë të shkojmë të bëjmë verifikime në Tropojë nëse është ndërtuar apo jo ura.
Në përfundim të seancës gjyqësore, Gazment Bardhi tha se drejtësia po bën punën e saj.
"Është procedurë normale gjyqësore. Drejtësia po e bën punën për sa kohë një zyrtare publike akuzohet për korrupsion gjatë ushtrimit të detyrës. Dyshohet se ka përfituar ndërtimin e një ure si dhuratë nga një ndërtues që kishte fituar tenderin për ndërtimin e një rrugë nga Bashkia e Tropojës. Është lajm I mirë që kallëzimi prej nesh është gjetur I drejtë me prova nga ana Prokurorisë së Posaccme, që ka dërguar ccështjen në gjykim", tha Bardhi.
Për 6 deputetët që nuk u paraqitën në gjyq, mes të cilëve edhe Flamur Noka, mbrojtja u tërhoq nga kërkesa për dëshminë e tyre.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente










Elda Hoti deputete? Sa poshte ka rënë inteligjencia e Shkodrës. Dikur djepi i krijimtarisë, i pjekurisë, sot perfaqesohet nga militante/ë të papërgatitur.
PërgjigjuNje vrases dhe nje familje e organizates se droges ngelen ne klase per babalet qe shpikin dhe kapaku I saliut ju pranon shpifjet qe bejne .Bravo drejtesia do tju vije edhe juve fundi .