Shtyhet për të pestën herë radhazi seanca gjyqësore në ngarkim të Emiljano Shullazit dhe Elidon Harizajt. Ata u arrestuan me 29 Qershor të 2012 për armëmbajtje pa leje në një makinë të blinduar te kryqëzimi i Shëngjinit, pasi policia dyshoi për ndonjë plan kriminal. Edhe këtë herë shkak i shtyrjes është bërë mungesa e avokateve mbrojtës.
Emiljano Shullazi ka kërkuar që të mbrohet nga Sokol Mengjeli, ndërsa Helidon Harizaj ka kërkuar të mbrohet nga Ardjan Lekaj megjithate avokatët nuk kanë qënë të pranishëm në séance dhe nuk kanë paraqitur asnjë arsye për mungesën e tyre.
Dy të pandehurit kishin paraqitur prokurën për tu mbrojtur nga avokatet mbrojtës Lekaj dhe Mengjeli. Në këto kushte, trupi gjykues ka shtyrë seancën gjyqësore duke marrë në konsideratë kërkesën e prokurorit të cëshjtes, ndërsa ka vendosur për të pezulluar afatet e paraburgimit të Shullazit dhe Harizajt. Seanca e radhës është caktuar në datën 29 Prill.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com