TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mungoi në gjyqin në GJKKO, me argumentin se ende nuk ka lexuar dosjen që i është dërguar në qeli. Në seancën ku u përfaqësua nga avokati i ri, Plarent Ndreca, Veliaj i kishte dërguar një shkresë trupit gjykues ku e informonte se po lexonte aktet hetimore dhe vetëm pasi të njihet me to do të paraqitet vetë në gjyq.
"Veliaj është i vendosur të nxjerrë të vërtetën para qytetarëve që e kanë votuar për 3 mandate. Në seancë nuk ka qenë i pranishëm se sepse nuk është njohur me të gjithë dosje që është shumë voluminoze, po lexon deri në 200- 300 faqe në ditë. Nxitimi po bëhet që procesi të mos jetë i rregullt.”, tha avokati Ndreca pas seancës.
Gjykata pezulloi sërish afatet e paraburgimit për Veliajn dhe biznesmenin Elman Abule dhe shtyu senacën më datë 3 prill për shkak se mungoi Artan Simoni, avokati i gardianit të Burgut të Durrësit, Fatjon Baci. Avokati Simoni kishte dorëzuar një raport se nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe kishte kërkuar shtyrjen e senacës. Por, GJKKO i caktoi Bacit një avokat kryesisht, Pranvera Doçin dhe urdhëroi shoqërimin e detyruar të tij në seancën e radhës për t’u shprehur vetë për avokatin.
Ndërkohë, një kërkesë e biznesmenit Fatmir Bektashi për tu gjykuar më vete u bë shkak për debate mes prokurorit Ols Dado dhe avokatit të Veliajt, Plarent Ndreca. SPAK u shpreh kundër kërkesës së Bektashit, duke thënë se kjo është një strategji e Veliajt për të zvarritur gjyqin. Por, ky pretendim u hodh poshtë nga avokati Ndreca i cili reagimin e Dados jo vetëm që e quajti emocional, por tha se nuk e kupton se përse SPAK ka gjithë këtë nxitim për ta mbyllur procesin sa më shpejt dhe pa i dhënë mundësinë Veliajt që të mbrohet.
“Është strategji për të shtyrë procesin, kemi 8 muaj që s’po arrijmë dot të futemi. Është sjellja e Erion Veliajt dhe avokatit të tij. Kërkesën për ndarje të çështjes ndaj Fatmir Bektashit që kërkon avokati Sokol Hazizaj e shikojmë të pabazuar në ligj”, tha Ols Dado.
“Nuk është hera e parë që Ols Dado përmend 6 apo 8 muaj. Kërkon të bëjë bashkë edhe gjykimin paraprak, por nuk kemi qëllim për të shtyrë seancën se unë jam këtu. Seancës unë dua t’i jap atë që ka nevojë, proces të rregullt gjyqësor. Jemi për proces që të zhvillohet me shpejtësi, por pa shkelur të drejtat procedurale. Për kërkesën ne bashkohemi me Artan Simonin për të shtyrë seancën. Mendoj që kërkesa e avokatit të Fatmir Bektashit nuk mund të bëhet në këtë fazë, se duhet të shprehen të gjitha palët”, tha avokati Plarent Ndreca.
Kjo ishte seanca e tretë në themel ndaj Kryebashkiakut Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe 28 personave e shoqërive të pandehur. Edhe seanca e 24 marsit u shty për shkak të mungesës së të pandehurit Meriman Palushi, bashkë me avokaten dhe GJKKO po ashtu pezullimin e afateve të paraburgimit për Veliajn dhe Abulen. Veliaj ndodhet në masë arresti me burg prej 10 shkurtit 2025 dhe ndaj tij janë ngritur akuzat për korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.
Praktika e pezullimit të afateve të paraburgimit për të gjithë të pandehurit, për shkak të mungesës apo zvarritjes së procesit nga njëri prej tyre, po ngre debate të forta në sistemin e drejtësisë. Avokatët kërkojnë ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, duke argumentuar se kjo qasje cenon të drejtat individuale dhe mban në qeli persona që nuk kanë asnjë përgjegjësi për vonesat. Qëndrimi në paraburgim, njehsohet me një ditë e gjysëm burg, duke patur kështu ndikim të drejtpërdrejtë më pas në përllogaritjen e vuajtjes së dënimit përfundimtar.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Seanca e gjyqit për kryebashkiakun Erion Veliaj u shoqërua me debate, për shkak të një kërkese të biznesmenit Fatmir Bektashi për tu gjykuar veçmas. Prokurori Ols Dado tha në senacë se kjo është një strategji e Veliajt për të zvarritur procesin, por ky pretendim u hosh poshtë nga avokati i tij Plarent Ndreca. Ky i fundit deklaroi në sallë nuk ka asnjë strategji të tillë dhe se duan vetëm një proces të rregullt gjyqësor.
“Është strategji për të shtyrë procesin, kemi 8 muaj që s’po arrijmë dot të futemi. Është sjellja e Erion Veliajt dhe avokatit të tij. Kërkesën për ndarje të çështjes ndaj Fatmir Bektashit që kërkon avokati Sokol Hazizaj e shikojmë të pabazuar në ligj”, tha Ols Dado në seancë.
“Nuk është hera e parë që Ols Dado përmend 6 apo 8 muaj. Kërkon të bëjë bashkë edhe gjykimin paraprak, por nuk kemi qëllim për të shtyrë seancën se unë jam këtu. Seancës unë dua t’i jap atë që ka nevojë, proces të rregullt gjyqësor”, tha Ndreca në gjyq.
Të njëjtën qëndrim Ndreca e mbajti edhe pas seancës gjatë një prononcimi për gazetarët, ndërsa tha se reagimi i Dados ishte emocional dhe s’ka lidhje me rolin e prokurorit.
“Nuk kishte lidhje me kërkesat që kanë të bëjnë me mbrojtjen e Veliajt. Ishte kërkesë nga një koleg tjetër. Akuzat e prokurorit janë pak emocionale, nuk janë në përputhje me rolin e prokurorit. Ka një nxitim për të bërë një proces, i cili është proces masiv, voluminoz, që siç ju e dini ka humbur një shkallë gjykimi duke mos i dhënë zotit Veliaj që të mbrohet. Nuk e kuptoj se gjithë ky nxitim! Një avokat i sëmurë kërkoi që të shtyhej seanca. Lidhja që bën prokurori me mbrojtjen e Veliajt mendoj se është lidhje emocionale që s’ka përputhje me rolin e prokurorit. S’ka strategji për të shtyrë, ka një strategji për të njohur çështjen me themel, për të realizuar mbrojtjen, për të bërë ekipin mbrojtës dhe ne do kemi një ekip avokatësh dhe ekspertësh. Prokuroria ka pasur të gjitha burimet infrastrukturore, materiale edhe financiare në dispozicion për dy vite me radhe për të ndërtuar këtë çështje. Unë nuk e kam lexuar dosjen. As mua si mbrojtës nuk më është vënë në dispozicion dosja, vi çdo ditë e lexoj por nuk më është vënë në dispozicion. Veliaj po e lexon dosjen me ritëm të lartë është gati të mbrojë çështjen dhe vetë, ka një gjendje të admirueshme”, tha Ndreca.
Komente












Sa shpejtë SPAK u bë SKAK....u dhie se mer urdhra nga Sali non grata... Qelbësira të ndyrë që nuk meren me vrasësit që bënë Gërdecin dhe 21 Janarin por meren me çështje ordinere me hajdutë xhepash...
Përgjigju