Edhe Jakup Krasniqi ka mbajtur fjalën e tij para trupit gjykues në Hagë, duke theksuar se gjatë periudhës së paraburgimit i janë cënuar të drejtat themelore të njeriut, të garantuara nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
“Për më shumë se 5 vite, besoj se më janë mohuar të drejtat e njeriut, të garantuar nga konventa evropiane për të drejtat e njeriut. Ndër to më e rëndësishme e drejta për të jetuar në liri, veçanërisht e drejta e një njeriu në fazën e fundit të jetës së tij për të jetuar vitet e mbetura me dinjitet pranë familjes dhe në atdheun e lirë. Kjo më është bërë pa i shkaktuar padrejtësi askush, pa i rrezikuar jetën asnjë njeriu të vetëm. Përkundrazi, kam rrezikuar jetën time jo vetëm gjatë luftës çlirimtare”, tha Krasniqi.
Lajmi kryesor:
Gjyqi në Hagë, 4 ish-krerët e UÇK-së: Akuzat janë të rënda, ne jemi të pafajshëm! Po kërkoni të rishkruani historinë e Kosovës












