Mbrojtja e Kadri Veselit përfundoi fjalën duke i lënë radhën Rexhep Selimit.
Avokati i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts, gjatë fjalëve përmbyllëse të mbrojtjes, tha se Prokurorisë së Specializuar i vjen turp” për argumentet që ka ndaj klientit të tij.
“ZPS-së vetë i vjen turp për argumentet e veta për Selimin. Nuk mund të dilet në asnjë përfundim tjetër si nga parashtrimet e së hënës, ashtu edhe nga dosja e tyre përfundimtare. Nëse vetë Prokuroria nuk është e bindur për argumentet e veta për Selimin, si mund t’ju bindë ju?”, tha ai në nisje të fjalës së tij.
Lajmi kryesor:
Gjyqi në Hagë, 4 ish-krerët e UÇK-së: Akuzat janë të rënda, ne jemi të pafajshëm! Po kërkoni të rishkruani historinë e Kosovës (VIDEO)











