Prokurorja Clare Lawson thotë se pjesëtarët e UÇK-së kanë heshtur përballë ‘krimeve të luftës’.
“Të ndaluarit janë rrahur brutalisht përfshirë këtu edhe nga Rexhep Selimi, ndërsa 11 të ndaluar kanë vdekur. Thaçi i kishte synimet e qarta. Thaçi i shoqëruar nga Selimi, ia paraqiti UNMIK-ut planin për qeverinë e përkohshme”, tha ajo. Sipas saj, ish-presidenti Thaçi po përpiqej të kryente punë që nuk i takonin.
Prokurorja tha se UÇK-ja vazhdoi me “shënjestrimin e civilëve” edhe pasi u nënshkrua Marrëveshja e Kumanovës, duke ndaluar civilët nën dyshimet për bashkëpunim.
Sipas saj, pas Marrëveshjes së Kumanovës, UÇK mori nën kontroll infrastrukturën shtetërore dhe të akuzuarit tentuan të vendosnin autoritetin de facto në terren. Ajo përmendi një komunikatë të qershorit të vitit 1999, ku thuhej se ishin ndaluar tre persona, dy prej të cilëve ishin vrarë dhe një ishte arratisur. Lawson pretendoi se Thaçi po tentonte të konsolidonte pushtetin te faktori ndërkombëtar, duke mohuar se ka pasur vepra penale.
Lajmi kryesor:
Gjyqi në Hagë në ‘kilometrin’ e fundit! Prokuroria kërkon 180 vjet burg për 4 ish-krerët e UÇK-së, nga 45 vite për secilin










