Gjyqi, nuk ka pajtim mes djalit
të Berishës e juristit të OSSHE

Gjyqi, nuk ka pajtim mes djalit<br />të Berishës e juristit të OSSHE
TIRANË-Sot nisi gjykimi i çështjes ndërmjet Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit dhe juristit të OSSHE, Romeo Kara, i paditur për deklaratat e fundit të bëra gjatë një interviste në Report Tv.

Shkëlzen Berisha paditi Kara për shpifje, ndërsa seanca e sotme parashikonte hapin e pajtimit, gjë që nuk ndodhi.
Seanca e radhës pritet më 20 Mars.

Një ditë më parë, Romeo Kara në rrjetin social, Facebook ka lëshuar një lumë akuzash për Berishën lidhur me aferën e ÇEZ.

Jane leshuar funderrinat e Saliut dhe hajduteve te tjere ne fushate shpifjesh qe ne pike te sabahut.
Ju vjen mendja verdalle prej zhvillimeve te fundit.
Perfshirja e Jozef Hejsekut ne proces penal ketu i tmerron.
Gojendyerit e Saliut & Co pretendojne se une nuk paskam as shkolle te mesme apo e kam dipllomen e saj fallco. Shyqyr qe ate shkolle e kam bere ne ate kohe kur askujt nuk i shkonte ndermend te bente procka me diplomat plus qe atehere nuk ka pas kush shanc te vazhdonte shkollen e larte kontrabande si tani.
Ketyre mjeraneve te Facebookut u them qe asnje shpifje juaja nuk e zbeh te verteten e fakteve rreth privatizimit te OSSH-se si dhe vjedhjeve te tjera te padroneve tuaj. Ju vazhdoni ne ndyresillikun tuaj dhe une ne zbulimin e te vertetave ndaj padroneve tuaj.
Me vjen shume mire qe ju djeg kaq shume ceshtja e Hejsekut.
Do ti botoj une ne momentin e duhur edhe disa nga deshmite e tij, pavaresisht se jane bere publike pjeserisht edhe me pare
”, shkruan Rome Kara.

(d.b/Shqiptarja.com)



 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë