TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca gjyqësore për ish-deputetin socialist Alqi Bllako. SPAK kërkon dënimin e tij me 5 vite burg, ndërsa Bllako u deklarua i pafajshëm duke thënë se nuk ka pasur asnjë rol në dhënien e koncesionit. GJKKO do të japë vendimin më 11 mars.
Mbrojtja e Alqi Bllakos tha në senacë se projekti për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës është dhënë nga Bashkia e Tiranës, ndërsa thekson se roli i Bllakos ka qenë marrja e shkresave nga institucionet dhe ja ka dërguar ministrit.
Sipas avokatëve Alqi Bllako, nuk ka përfituar para nga kjo çështje. Në 15 mbledhjet ai nuk ka qenë pjesëmarrës, ai ka firmos 3 shkresa për shkak të hirearkisë administrative. Avokatët pretendojnë se Bllako ka firmosur shkresat të cilat i janë dërguar nga institucionet përgjegjëse. Mbrojta pretendon se familja e Bllakos ka ndihmuar një kompani të Zotos për të testuar pasijen, për gazimin e pijeve, ndërsa kërkon pafajësi për Alqi Bllakon.

Gjatë seancës Bllako u shpreh nuk ka pasur rol në dhënien e koncesionit.
'Parashtrimet i mia i kam përgatitur me shkrim, së pari unë deklarohem tërësisht i pafajshëm pasi nuk përmbushen asnjë nga kriteret ligjore përsa i përket figurës së veprës penale të korrupsionit pasiv e kryer në dy raste. Organi procedues nuk ka arritur të provojë asnjë shkelje ligjore nga ana ime në lidhje me detyrën time funksionale. Sekretari i përgjithshëm nuk ka pas asnjë rol në këtë procedurë, madje skam marrë pjesë as si vëzhgues në mbledhjen e komisionit për dhënien e koncesionit. Së pari së dyti vetëm anëtarëve të KVO u është kërkuar të plotësojnë deklarata e konfliktit të interesit, ndërkohë që unë si sekretar i përgjithshëm nuk kam pasur asnjë detyrë.
Organi procedues pretendon se unë kam ndërhyre tek Zoto për të punësuar Vladimir Bezhanin. Ky i fundit është punësuar në nëntor të 2014. Ndërsa ideja për ndërtimin e impjantit të Tiranës, ka nisur në dhjetor 2015. Proceduara ka nisur në 2016 dhe kontrata është lidhur në gusht të 2017. Zoti Bezhani nuk është pjesë e rrethit tim shoqëror, as familjarë, unë se kam njohur për herë zotin Bezhani, por në 2017 kur kam nisur punën si sekretar i përgjithshëm në ministrinë e Mjedisit', tha Bllako.
Prokuroria kërkoi shpalljen fajtor të Bllakos dhe që të dënohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë. Bllako ka mbajtur postin e ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit.
Bllako akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në 2 raste, një pagese prej 120 mije eurosh nga kompania e Klodian Zotos për fabrikën e birrës së babait të ish-deputetit te PS dhe punësimi po nga biznesmeni Klodian Zoto si këshilltar i jashtëm i Vladimir Bezhanit me ndikim të Bllakos.
SPAK kërkon për Alqi Bllakon dëmin me 5 vite burg dhe 5 vite qëndrim jashtë të gjitha funksioneve publike. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, nëse Bllako do shpallet fajtor, atij do t’i ulet 1/3 e dënimit, duke zbritur në 3 vite e 4 muaj burg.
Po për të njëjtën dosje, por mëvetësisht, po gjykohen edhe 9 persona të tjerë, përfshi ish-ministrin Lefter Koka, për të cilët SPAK në pretencën e 7 shkurtit kërkoi 26 vite burg në total. Për ish-ministrin u kërkuan 4 vite burgim.
SI.E./Shqiptarja.comKomente

