Seanca e dytë në themel në ngarkim të Ilir Metës, ka nisur me debate pasi të pandehurit kërkojnë transmetimin live. Kërkesa e artikuluar nga mbrojtja e Ilir Metës si dhe e kërkuar dhe nga Monika Kryemadhi është rrëzuar nga gjykata me argumentin se ‘do të krijonte presion publik dhe mediatik’.

“Ky intimidim dhe linçim që më është bërë mua dhe ish-burrit tim, duhet të jetë e hapur që shqiptarët të shohin provat”, ka thënë Kryemadhi.

Avokati mbrojtës i Metës i thotë gjykatës se nuk ka asnjë bazë ligjore për ndalimin e transmetimit live të seancës.

"Ky është procesi i vitit, mediat duhet ta transmetojnë live. Nuk duhet t'i ndalini mediat për transmetim live. Nuk keni asnjë bazë ligjore të ndërprisni transmetimin live të mediave", tha Çakrani.

Ndërkohë Monika Kryemadhi ka kërkuar t’i vihen në dispozicion të gjitha përgjimet ambientale e telefonike të bëra nga prokuroria. Avokatja mbrojtëse e Fatime Kryemadhit i ka kërkuar gjykatës që të shprehet për kërkesën e depozituar për përfitimin e gjykimit të shkurtuar. Përveç Fatime Kryemadhit, kërkesën për gjykim të shkurtuar e ka bërë dhe Ema Çoku dhe Pirro Xixho.

Prokurori i SPAK ka laxuar në sallë prova nga dosja hetimore për lidhjet e Ilir Metës me Kastriot Ismailajn, ish-administrator i kompanisë DIA dhe Ardian Shatku, biznesmen në tregun e fibrave optike.

“Meta ka pranuar se e njeh Kastriot Ismailajn, ka mesazhe intensive, Meta ne 2009 i ka çuar sms dhe i ka shkruar "dua 200".

Meta e Kryemadhi kane mare përsipër te ushtrojnë presion për çështjen CEZ-DIA qe kompania e Ardian Sharkut të futet ne treg. Ka komunikime te vazhdueshme, takim te Metës ne Marok dhe SHBA. Për fibrat, Shatku ka pasur interes për të ushtruar veprimtarinë për shtrimin e fibrave ne Shqipëri”, prokurori i SPAK.

Ilir Meta është i pranishëm në seancë dhe qëndron brenda në kafazin e qelqtë. Prezent janë Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku. Piro Xhixho dhe Fatime Kryemadhi përfaqësohen nga avokatët mbrojtës. Ish-presidenti është fotografuar duke komunikuar me shenja me median, për shkak të vështirësisë që has nga si pasojë e të qenurit brenda në kafaz. 

Në mbështetje të Ilir Metës, në sallën e gjyqit kanë shkuar dhe eksponentë të Partisë Demokratike. 

SPAK e ka marrë të pandehur Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, lidhur me aferën CEZ-DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.

Sot gjykata pritet të shprehet nëse do të pranojë kërkesën për gjykim të shkurtuar për tre të pandehurit e tjerë: nënën e Monika Kryemadhit, Ema Çokun, mikeshë e saj, të akuzuara për pastrim parash, si dhe ish-kreun e AKEP, Pirro Xhixho, i pandehur për korrupsion.

Lajmi në përditësim...

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:19
Afera CEZ-DIA/ SPAK: Meta i çoi SMS Kastriot Ismailajt, i shkruan ‘Dua 200’ ! Kryemadhi përdori 234 mijë dollarë nga kartat e Ardian Shatkut

Në gjyqin në themel në ngarkim të Ilir Metës, prokurori i SPAK i është referuar provave ng dosja hetimore për të vërtetuar lidhjet e ish-presidentit me aferën CEZ-DIA dhe lobimet në SHBA. Aty flitet dhe për shpenzime që ka bërë Monika Kryemadhi me kartën e kushëririt të saj, biznesmeni Ardian Shatku.

“Meta ka pranuar se e njeh Kastriot Ismailajn, ka mesazhe intensive, Meta ne 2009 i ka çuar sms dhe i ka shkruar "dua 200".

Meta e Kryemadhi kane mare përsipër te ushtrojnë presion për çështjen CEZ-DIA qe kompania e Ardian Sharkut të futet ne treg. Ka komunikime te vazhdueshme, takim te Metës ne Marok dhe SHBA. Për fibrat, Shatku ka pasur interes për të ushtruar veprimtarinë për shtrimin e fibrave ne Shqipëri.

Monika dhe Ilir Meta janë angazhuar për futjen në treg të kompanisë së Shatkut. Ata kanë ndikuar te Haxhinasto për të nxjerrë urdhrin nr. 1814, datë 20 mars 2015, për ndryshimin e urdhrit të mëparshëm për shtrirjen e fibrës.

Kryemadhi i k shkruar Shatkut se ne duam kontratën, duke u nënkuptuar se e do edhe Meta. Marrëdhënia e Metës me kompaninë e Shatkut dhe lobimi: LSI ka bërë lobim përmes ndihmës së kompanisë së Shatkut.

LSI ka bërë marrëveshje me disa kompani, duke raportuar se ajo marrëveshje zgjati 1 vit e 4 muaj, por realisht ishte vetëm një muaj, me një kosto prej 15 mijë dollarësh që kaloi nga llogaria. Kryemadhi përdori 234 mijë dollarë nga kartat e Ardian Shatkut”, ka thënë prokurori i SPAK.

Ora 14:18
‘President si je?’ Meta-Leskajt nga kafazi i qelqtë: Akustika, akustika… xhami

1778502005_ËhatsAppImage20260511at13.48.10.jpeg

Seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta është shoqëruar me momente tensioni dhe komunikime direkte nga salla, ndërsa gjykata ishte tërhequr për të shqyrtuar kërkesat e palëve. Gjatë ndërprerjes së seancës, Bujar Leskaj iu drejtua Metës nga salla.

Bujar Leskaj: President, si je? Je i fortë?

Ilir Meta: Jam mirë, jam i fortë. (Nuk dëgjohet kur përshëndet Nokën dhe mbështetësit në sallë.) Afrohet dhe thotë: Akustika, akustika… xhami.

Ora 14:00
Fotosekuenca/ Ilir Meta në kafazin prej xhami në GJKKO, mund të komunikojë vetëm me shenja

Këto janë disa foto të shkrepura nga gjyqi i ish-presidentit Ilir Meta, i cili edhe në këtë seancë mbahet brenda kafazit. Siç mund të shihet edhe në foto, Ilir Meta ka vështirësi për të komunikuar me avokatin e tij mbrojtës, Kujtim Cakrani. Ky i fundit në një moment dallohet i afruar pranë kafazit të xhamit dhe mundohet të flasë me Metën përmes një hapësirë të vogël në kafazin e xhamtë.

Në momente të tjera, Meta është fotografuar duke u munduar të flasë vetëm përmes shenjave me gazetarët që ndodhen brenda në sallën e gjyqit, kjo pasi mikrofoni brenda në kafaz është i mbyllur dhe hapet vetëm me miratimin e gjyqtares.

Ora 13:48
Gjyqi në GJKKO/ Meta kërkon transmetim live të seancës, e mbështet dhe Monika Kryemadhi

1778499699_meta.jpeg

Avokati mbrojtës i Ilir Metës ka kërkuar praninë e mediave dhe transmetimit live të seancës gjyqësore. Kësaj kërkese i është bashkuar dhe Monika Kryemadhi.

Monika Kryemadhi: Jam dakord që seanca të bëhet live. Ky intimidim dhe linçim që më është bërë mua dhe ish burrit tim, duhet të jetë e hapur që shqiptarët të shohin provat. 

Në Amerikë edhe vrasësi ulet jashtë kafazit. Edhe ne dhe prokuroria jemi palë. Duhet të prezumohem e pafajshme. Me duhen përgjimet ambientale dhe telefonike që ka bërë prokuroria. Të plota.

Ora 13:26
Ilir Meta prezent në gjyqin në themel në GJKKO, ish-presidenti përshëndet mediat nga kafazi me shqiponjë (VIDEO)

Ish-presidenti Ilir Meta është sot i pranishëm në seancën e dytë të gjykimit në themel të dosjes në ngarkim të tij, ish-bashkëshortes Monika Kryemadhi e të tjerë persona.

Ashtu si në çdo prezencë të tij në sallë të gjyqit, Ilir Meta ndodhet brenda në kafazin e qelqtë. Ai ka përshëndetur mediat duke bërë simbolin e shqiponjës me duar.