TIRANE - Gjykatat e Lartë në seancën e dytë të procesit gjyqësor ndaj deputetit Arben Ristani i paditur nga kryeministri Edi Rama për shpifje dhe fyerje ndaj tij, ka dëgjuar pretendimet e palëve në këtë proces.

Avokatja e kryeministrit Rama, Enkelejda Muça gjatë parashtrimit të pretendimeve tha se në deklaratat publike të datave 6,8 dhe 9 janar deputeti Arben Ristani ka fyer dhe shpifur në drejtim të kryeministrit Rama duke thënë se është i përfshirë në afera kriminale duke cënuar në këtë mënyrë dinjitetin e shefit të qeverisë.

Avokati i deputetit Ristani, Icvi Kaso tha se deklarata vjen si qëndrim i demokratëve , i iniciuar nga një ngjarje e rëndë që tronditi kryeqytetin.

Në seancën e cila zgjati rreth 3 orë, palët depozituan provat e tyre që kanë të bëjnë kryesisht me deklaratat publike të deputetit Ristani por demokratët shtuan edhe reagime të zotit Rama në rrjetin social Facebook kur ishte në opozitë dhe aktualisht si dhe akuzat publike të deputetit Tom Doshi apo dhe marrëveshjen e dhjetorit për kriminalizimin që sipas demokratëve vërtetojnë lidhjet e qeverisë me krimin.

Pas dëgjimit të palëve gjykata e lartë vendosi të shtyjë seancën për datën 20 prilll , në të cilën do të shprehet për marrjen në shqyrtim të provave të paraqitura

Redaksia Online
(f.m/shqiptarja.com)