TIRANE- Gjykatat shqiptare janë në një amulli personeli. Ndërkohë që disa prej tyre nuk kanë stafin e kërkuar në disa të tjera ka më shumë nga sa e parashikon organika. Kjo ka shkaktuar vonesën e rrogave për gjykatat, madje dhe pa gjetur një formë të re të zgjidhjes. Në mbledhjen e komisionit të ligjeve, ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka akuzuar sërish KLD për situatën e krijuar.
Ai u shpreh se i ka kërkuar që të vendosë transferimin e gjyqtarëve që janë më tepër nga sa parashikon ligji. Por pa marrë asnjë përgjigje. Për këtë Naço ka ilustruar me rastin e Gjykatës së Lushnjes ku janë tre anëtarë të togave të zeza më shumë se stafi i leruar. Pagat në këtë rast janë pezulluar për shkak të kapërcimit të fondit. Por i çuditshëm është fakti se në gjykatën e shkallës së parë janë tetë pozicione të paplotësuara duke krijuar një ngërç më të madh të funksionimit. Në këtë mënyrë Naço ka dhënë dhe një herë sinjalet për kërkesën e ndryshimit thelbësor të sistemit të drejtësisë.
E parashikuar kjo dhe me rishikimin e emrave dhe detyrimeve që kanë palët. Por Naço shtoi se respekton ndarjen e pushteteve. Dhe se pavarësisht akuzave, që ai shtroi në komisionin e ligjeve, i bën dhe si një nga anëtarët e KLD. Por se kërkesat që ai ka bërë në këtë institucion të lartë të drejtësisë kanë mbetur në ajër. Pavarësisht se ai shtoi se ka besim në integritetin e presidentit të republikës Bujar Nishani si kryetar i KLD si dhe të nënkryetarit Elvis Çefa.
Shkrimi u publikua në Shqiptarja.com (print), 28 maj 2014
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com