TIRANË - Gjyqtarët dhe prokurorët të cilët janë skualifikuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), do tu hiqet licensa e avokatit për 5 vite, nëse do të ketë një kallëzim penal ndaj tyre.
Ky është vendimi i prodhuar pasditen e sotme gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë.
Ky vendim prek dhe ata gjyqtarë e prokurorë të cilët kanë dhënë dorëheqjen nga procesi i vettingut, ku të gjithë nuk do të mund të ushtrojnë detyrën e tyre për 5 vite nëse do të ketë kallëzim penal ndaj tyre.
Ndërkohë, Taulant Balla edhe vetë ShBA, e cila është një nga nismëtaret e reformës në drejtësi, ka kërkuar që të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët që janë skualifikuar nga vettingu të ndiqen penalisht.
-
Ne profesione te tjera te hiset licensa kur gabon pa dashje, ndersa gjyqtaret jane hajdut e kriminel.., pse duhet dikush ti padis por spak duhet veproj kryesisht per te gjithe..
Përgjigju -
Nese iu konfiskohen te gjitha pasurite qe i kane vene me korrupsion, 5 vite heqje liqense e avokatise jane mjaftueshem , nese nuk iu konfiskohen pasurite, ata do tallin bythen, se me pasurine qe kane vene do te shkojne te bejne nja 5 vjete pushime ne resortet me te shtrejta te botes.
Përgjigju











Komente
Komento