Gjyqtarëve duket se po u shterojnë të gjitha format dhe skemat e justifikimit të parave para ILDKP. Gjyqtari i Elbasanit, Qani Hasa, deklaron të ardhura nga 60 dele, 27 dhi dhe dy lopë, në një fshat të Librazhdit. Gjyqtari nuk është pronar i vetëm i bagëtive dhe dy lopëve, por thjeshtë një anëtar i një familjeje bujqësore. Megjithatë, ai deklaron 400 000 lekë të ardhura për vitin 2015 nga ky aktivitet. Hasa deklaron gjithashtu edhe 75 milionë lekë cash, një shumë kjo e pazakontë. Megjithatë, ai thotë se paratë burojnë nga shitja e pasurisë “njësi” të bashkëshortes, nga paga si gjyqtar si, nga aktiviteti i bashkëshortes si notere si dhe nga tërheqja nga llogaria e Suela Shkrepit. Gjyqtari deklaron gjithashtu 300 000 lekë të ardhura nga qiraja e një banese në Tiranë, 3 600 euro të ardhura nga qiraja e një banese dhe garazhi në Sauk të Tiranës, 1 524 757 lekë të ardhura nga aktiviteti i privat i bashkëshortes Suela Shkrepi si notere në Elbasan etj.
/Shqiptarja.com







