Gjyqtari i "Eulex": Fatmir Limaj,
edhe dy muaj në burg

Gjyqtari i "Eulex": Fatmir Limaj, <br />edhe dy muaj në burg
PRISHTINE - Fatmir Limaj, Nexhmi Krasniqi, Naser Krasniqi e Naser Shala do të qëndrojnë edhe dy muaj të tjerë në burg. Vendimin për vazhdimin e paraburgimit e ka caktuar gjyqtari i "Eulex"-it, Malkom Simons.

Avokati mbrojtës i Fatmir Limajt, Tomë Gashi ka thënë se vazhdimi i paraburgimit është bërë krejtësisht për arsye politike.

“Gjyqtari i Eulex-it, Malkolm Simons, i gjykatës themelore në Prishtinë, i ka vazhduar paraburgimin Fatmir Limajt edhe për dy muaj, deri më 24 prill. Unë si avokat i z.Limaj kam paraqit ankesë kundër këtij vendimi në gjykatën e apelit të Kosovës.

Caktimi i paraburgimit që nga 24 nëntori 2012 dhe vazhdimi i paraburgimit nuk ka kurfarë mbështetje dhe arsye ligjore por janë krejtësisht arsyet politike që ndikojnë haptas në këtë çështje”, ka thënë Gashi për "Indeksonline".

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve