Gjyqtari shqiptar bën për spital
futbollistin: Më shau nga nëna

Gjyqtari shqiptar bën për spital<br />futbollistin: Më shau nga nëna
Gjithmonë ndodh që lojtarët të kundërvihen verbalisht apo fizikisht ndaj arbitrave, por e kundërta nuk ishte parë më parë, deri kur gjyqtari shqiptar Pjeter Ujka në një ndeshje të ligës së pestë mes të dy ekipeve amatore të Luzernit godit një lojtar që e ofendoi dhe shau.
 
Gjithcka nis teksa i dha kartonin e verdhë një lojtari, ai e duartrokiti atë me tallje, pas kësaj Pjetri i dha kartonin e dytë të verdhë dhe më pas të kuq dhe këtu nis sherri, sipas “Albinfo.ch”.
 
Ujka thotë për gazetën se lojtari i është afruar dhe i ka sharë nënën në gjuhën shqipe dhe e ka goditur me këmbë poshtë gjurit.
 
U desh ndërhyrja e dhjetë lojtarëve dhe funksionarëve për ta ndalur. Por Ujka kundërshton: “kur lojtari ma mësyu, unë e kapa duke e mbajtur larg nga unë që ai ë mos mund të më godasë më.
 
Unë nuk kam vrapuar pas tij. Tash duan të i ngarkojnë te gjitha mua pasi që unë jam i vetëm. Më besoni, lojtari ishte i vogël me trup, aq sa mund ta mbaja në xhep. Ai është një tip qesharak.
 
Po të dëshiroja ta rrihja, do ta bëja këtë dhe ai do të duhej të shkonte në spital gjashtë muaj për t`u shëruar”tha ai. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna