Një 25-vjeçare është arrestuar nga Policia e Tiranës sepse dhunonte në mënyrë të vazhdueshme vajzën e saj 6-vjeçare. Në prangat e policisë është vënë e reja me inicialet F.G.
 
Denoncimi në polici është bërë nga vetë nëna e të arrestuarës, 47-vjeçarja me iniciale M.H. Në dëshminë e saj, kallëzuesja është shprehur se vajza e saj ka ushtruar në mënyrë të vazhdueshme dhe pa asnjë shkak mbesën e  vogël.
 
Po ashtu, 47-vjeçarja ka shtuar më tej, se e bija e ka kërcënuar atë me jetë.
 
“Vajza ime dhunon sistematikisht mbesën time dhe vajzën e saj të vogël pa pasur asnjë shkak. I kam kërkuar shpesh herë që të shkojë e të kryejë një vizitë sepse mua kjo gjë nuk më duket normale, por ajo më ka thënë që të mos e denoncoja. I kam thënë se kjo situatë nuk mund të vazhdojë më kështu, por më ka kërcënuar edhe mua me jetë”, ka thënë në dëshminë e saj 47-vjeçarja.

Redaksia online
(Gre.M/Shqiptarja.com)