Gjysmëfinalja e Euro 2016, Ronaldo:
Belgjika e fortë, Uellsi është surpriza

Gjysmëfinalja e Euro 2016, Ronaldo:<br />Belgjika e fortë, Uellsi është surpriza
Pas kualifikimit në në gjysmëfinale kapiteni i Portugalisë ka folur rreth kundërshtarit që do të dëshironte përballë në sfidën e radhës, e cila përcakton fituesin e biletës për në finalen e madhe të 10 Korrikut në Paris.
 
“Belgjika është shumë e fortë, por Uellsi është befasia e Kampionatit Europian. Eshte një ëndërr të fitojmë Europianin” shprehet Ronaldo pas fitores me Poloninë me penallti.
 
Edhe pse nuk spikati në fushë, Ronaldo mori komplimentat e trajnerit Santos, që e vlerësoi për paraqitjen edhe pse për 120 minuta nuk e bëri diferencën.
 
“Cristiano ka luajtur ndeshje fantastike, por njerëzit duan vetëm gola, gola dhe gola, por ai ka luajtur në mënyrë të jashtëzakonshme dhe është një kapiten i madh” tha Santos.




d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen