Inter fiton derbin e ‘Madoninës’ dhe kalon në finalen e Kupës së Italisë duke eliminuar ‘kushërinjtë’ e Milanit, teksa lufta mes të dyjave tashmë do të përqendrohet në garën e ashpër për kampionatin në Seria A.

Lautaro show ishte 90 minutëshi i gjysmëfinales së sotme në Milano. Argjentinasi Lautaro Martinez ka shënuar për “Nerazzurrët” në minutën e 4 dhe në të 40-tën. Ndërkohë që ‘djajve’ iu anulua një gol që do të mund të rihapte ndeshjen. Gosens mbylli gjithçka në minutën e 82, duke i dhënë goditjen e fundit Milanit. 

San Siro është i shitur totalisht për këtë ndeshje dhe hyri në histori për më fitimprurësen në Kupën e Italisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:50
Sërish Lautaro, Interi dyfishon ndaj Milanit dhe shkon drejt finales

1650397997_Screenshot6.jpg

Interi ka dyfishuar epërsinë ndaj Milanit në ndeshjen e dytë gjysmëfinale në Kupën e Italisë. Lautaro Martinez ka shënuar për “Nerazzurrët” në minutën e 40-të.

Për argjentinasin ishte ky goli i tij i dytë sonte.  Rezultati aktual i ndeshjes është 2:0, ashtu si edhe rezultati i përgjithshëm.

Shikoni golin KËTU