Përbërësit:
Për qoftet:

- 600 gr mish i grirë
- 1 kokërr qepë
- 3 lgj vaj ulliri
- 50 gr djathë i grirë
- Majdanoz, nenexhik
- Kripë, piper
- Vaj për skuqje
Për gjyveçin:
- 2 qepë
- 2 thelpinj hudhër
- 1 shkop kanelle
- 2 lgj salcë domate
- 1 lk sheqer
- 500 gr makarona
- 500 ml ujë
- Majdanoz
- Kripë, piper
Përgatitja:
Të gjithë përbërësit për qoftet i vendosim në një enë. Bëjmë brumin, krijojmë qoftet sa një kokërr arre dhe i skuqim në vaj. Largojmë qoftet dhe në po atë yndyrë skuqim qepën e grirë, hudhrën dhe makaronat. Më pas shtojmë salcën e domates, sheqerin, erëzat dhe masën e ujit. Pasi gjyveçi të jetë gatuar, vendosim qoftet dhe i lëmë për 5 minuta me kapak të mbyllur.
MC/Shqiptarja.com
Komento
Komente

