Glauk Konjufca, zëvendëskryeministri i Kosovës, ndodhet sot në Gjykatën Speciale në Hagë për të ndjekur deklaratat përmbyllëse dhe fjalën përfundimtare të ish-liderëve të UÇK-së.

Konjufca tha se në procesin gjyqësor ndaj katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka pasur shkelje brutale të të drejtave të njeriut. Sipas tij, kjo e drejtë u shkel në mënyrë të dhunshme sepse prej 5 vitesh e 3 muajsh, katërshja qëndron larg familjen e shtetit.

Ai thotë se prania e tij është një rikonfirmim se lufta e Kosovës ishte e drejtë dhe e pastër, me qëllim mbrojtjen e popullit të vet dhe jo sulmin ndaj një tjetri.


Lajmi kryesor:

LIVE - Gjyqi në Hagë, 4 ish-krerët e UÇK-së flasin sot! Mbrojtja e viktimave: Nuk u vërtetua lidhja e tyre me ish-krerët e UÇK, i takon Prokurorisë