Gledis Nano merr detyrën: Vijojmë modernizimin e Policisë, gjithçka mbi meritokraci! Ardi Veliu në fjalën e fundit si drejtues i 'bluve': Krenar për punën e bërë

TIRANË- Ardi Veliu i ka dorëzuar zyrtarisht detyrën, Gledis Nanos i cili nga sot është drejtori i ri Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Në ceremoninë e betimit, Nano ka prezantuar prioritet e punës së tij në krye të këtij institucioni të rëndësishëm që bazohet në 4 shtylla kryesore.

“Prioritet im do të jetë intensifikimi i bashkëpunimit me të gjitha organet ligjzbaturse në vend, partnerët ndërkombëtarë dhe misionet që asistojnë Policinë Shqiptare, ne synojmë një polici më të trajnuar me kapacitete të shtuara në fushën e  dixhitalizimit, mirëmenaxhim të çdo burim njerëzor me meritokraci që janë parakushtet çka do e rëndësishme shpejt Policinë shqiptare kah atyre, rritjen e aftësive profesionale dhe operacionale në përmbushje të misionit Kushtetues që ka”, tha Nano ndër të tjera.

Për 4 vitet e punë ssë tij si drejtues i lartë i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu thotë se është shumë krenar. Në fjalimin e tij të fundit, pa një letër përpara, Veliu tha se ka punuar që ta ngrejë Policinë e Shtetit në këto standarde që është sot, e ndërsa i ka uruar fat pasardhësit të tij.

“Çdo ditë të karrierës sime dhe të detyrës jam  mbështetur në 3 shtylla kryesore që kanë qenë në vlerësimin tim, ndershmëria, përkushtimi dhe humanizmi. Sot Policia e Shtetit është më mirë se dje”, tha ai.

Mes vlerësimit të lartë për Ardi Veliun, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha se Gledis Nano ka përpara sfida shumë të rëndësishme.

“Policia është sot superiore ndaj vetes së vet që ka qenë para disa vitesh dhe një nga kontribuuesit e këtyre rezultateve është edhe drejtor Ardi Veliu. Ardi ka shumë ende për t'i dhënë Shqipërisë dhe besoj se edh enë detyra të tjera ku do të vazhdojë rrugëtimin e tij, besoj se do t'i kryej me nder dhe përkushtim. Sot kalojmë stafetën dhe fillojmë një rrugëtim të ri me një oficer të ri dhe dua ta them që Gledis Nano do ta ketë shumë të vështirë sfidën, edhe për shkak të niveleve ku ka arritur performanca e Policisë së Shtetit", tha Çuçi.

Kush është Gledis Nano, drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
Gledis Nano ka qenë pjesë e bluve prej shumë vitesh, ndërsa ka mbajtur detyra të rëndësishme, pavarësisht se është kujdesur për një profil të ulët publik. Që prej 17 shkurtit 2016 ka qenë në krye të Drejtorisë së Antiterrorit, ndërsa ka rënë disa herë në sy për çështje tejet delikate. Gledis Nano, si pjesë e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, por jo si drejtues, është kujdesur për njërën prej dosjeve më të bujshme të viteve të fundit, atë të “imamëve” që u arrestuan dhe dënuan për terrorizëm, në vitin 2003. Kjo ngjarje ka pasur jehonë në atë kohë dhe i dha ngritje të lartë Nanos. Një tjetër dosje e rëndësishme që Gledis Nano ka hetuar ka qenë ajo e celulës terroriste të qeverisë iraniane, të cilët kishin planifikuar një sulm ndaj lëvizjes opozitare që jetojnë në Shqipëri, në vitin 2019. E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, Nano ka udhëhequr riatdhesimin e shqiptarëve nga kampet famëkeqe të Sirisë, operacione që kanë pasur nivel të lartë vështirësie. Puna e kryer si drejtues i Antiterrorit, i rriti kredencialet Gledis Nanos edhe në sytë e amerikaëve, të cilët nuk kanë hezituar ta vlerësojnë. Ai ka pasur bashkëpunim të ngushtë gjatë ushtrimit të detyrës me selinë pranë rrugës së Elbasanit.

Gledis Nano e ka kaluar Vettingun e Polisië dhe tashmë në detyrën e re, do të përballet me sfida të vështira, të cilat vijnë të trashëguara nga paraardhësi i tij, Ardi Veliu. Kriminaliteti, trafiku i narkotikëve dhe siguria publike janë shtyllat ku pritet të fokusohet drejtuesi i ri. Nano vjen në këtë detyrë pas një paraardhësi që është sulmuar vazhdimisht për ngjarjet kriminale që kanë ngelur të pazbardhura dhe skandaleve. Ardi Veliu, zgjodhi të tërhiqej nga Policia e Shtetit pa e përfunduar mandatin dhe pa pretenduar një mandat të dytë, ndërsa dorëheqjen ia komunikoi kryeministrit Edi Rama. Kreu i ekzekutivit vlerësoi rolin e tij për disa vite në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit.

Me firmën e drejtorit të ri pritet të firmosen edhe ndryshime në disa drejtori të policisë në qarqe, të cilat vijnë në kuadër të ristrukturimit të Policisë së Shtetit për afatin 100 ditor të dhënë nga kryeministri Rama. Në koridoret e Drejtorisë së Përgjithshme tashmë kanë filluar zërat për lëvizje të mundshme, por gjithçka pritet të bëhet kur drejtori i ri të fillojë punën.

Ardi Veliu u fut dje në listën e Drejtorëve të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit që nuk e përfundoi dot mandatin e plotë 5-vjeçar në këtë post. Ditën e djeshme, Veliu i dorëzoi Kryeministrit Edi Rama letrën e dorëheqjes, ku shkruante se do i përkushtohej më shumë familjes. Kjo dorëheqje erdhi 10 ditë para përfundimit të afatit 100 ditor që kryeministri Edi Rama kishte vënë për riorganizimin e Policisë së Shtetit dhe vendosur prioritete të qarta, e ndërsa në reagimin e saj, PD tha se tashmë “Në krye të Policisë së Shtetit sot ka një bandit më pak”.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:50
Ambasada italiane uron kreun e ri të Policisë së Shtetit: Të vendosur për të bashkëpunuar në luftën kundër kriminalitetit

Ambasada italiane në vendin tonë ka uruar drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit, Gledis Nanon për detyrën e re. Ambasada italiane nënvizon se janë të vendosur për të bashkëpunuar në luftën kundër kriminalitetit.

‘Urime Kreut të ri të Policisë, Gledis Nano! Të vendosur për të forcuar më tej bashkëpunimin tashmë të shkëlqyer ndërmjet forcave të rendit italiane dhe shqiptare për shtetin e së drejtës dhe në luftën ndaj çdo lloj forme të kriminalitetit.’- shkruan ambasada.

 

Ora 16:47
Apartament, tokë në Yzberisht dhe disa makina dhe kredi! Kjo është pasuria e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit Gledis Nano

 

1633593795_nano.jpg

Report Tv sjell pasurinë e drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Kjo pasuri e tij ka kaluar në filtër në Vetting, nga e cila ka rezultuar se nuk ka fshehje të pasurisë dhe ka burime të ligjshme për të justifikuar pasurinë.

Ai ka deklaruar 2 apartamente, para cash në banesë në vlerën e 1.5 mln lekësh, 2 makina, por ka edhe kredi.

Pasuria e Gledis Nanos

(Komisioni I Jashtëm I Vlerësimit për pasurinë e Gledis Nanos)

Ora 09:55
Gledis Nano merr zyrtarisht detyrën: Betohem se do e mbaj me nder flamurin e Policisë së Shtetit, pasion i frymëzuar nga babai

 

Gledis Nano ka marrë zyrtarisht detyrën.

“Në këtë cast solemn, në shenjë nderimi, detyrimi dhe respekti për punoniësve të Policsë, në emër të Policisisë së Shteit, në nderin tim personal betohem që të mbaj me nder flamurin e Policisë së Shtetit”, tha Nano.

Ai ka prezantuar edhe prioritet kryesore të punës së tij.

"Përtej privilegjit, më ngarkon me përgjegjësinë për të bërë detyrën për qytetarët, ndaj mundit sakrificat dhe nga Policët në krye të detyrës, një falënderimi për ministrin e brendshëm dhe kryeministrit, për besimin e dhënë. Profesioni im nuk ishte një zgjedhje karriere, por pasion, i frymëzuar nga babi im si ish-oficer, ky institucion është një pjesë e rëndësishme e jetës sime, sfidat janë rëndësishme, puna e arritur nga paraardhësi im duhet çuar përpara, qytetarët presin standarde të tjera dhe zgjidhje të probleme të tyre dhe ne do të bëjmë maksimumin për ta arritur. Në të njëjtën kohë, kërkoj pre tyre që ta shohin Policisë si një partner, roli tyre është i pazëvendësueshëm gjithashtu prioritet im do të jetë intensifikimi i bashkëpunimit me të gjitha organet ligjzbaturse në vend, partnerët ndërkombëtarë dhe misonet që asistojnë Policinë Shqiptare, ne synojmë një polici më të trajnuar me kapacitete të shtuara në fushën e  dixhitalizimit, mirëmenaxhim të çdo burim njerëzor me meritokraci që janë parakushtet çka do e rëndësishme shpejt Policinë shqiptare kah atyre, rritjen e aftësive profesionale dhe operacionale në përmbushje të misionit Kushtetues që ka., Në ditën e parë të punës dua t’u uroj çdo kolegu suksese, jemi betuar të gjithë ne në ditën e parë ndaj kërkoj angazhim maksimal tuaj sipas betimit", tha Nano. 

Ora 09:54
Merr detyrën Drejtuesi i ri i Policisë së Shtetit, ministri: Ardi Veliu e çoi Policinë në nivelet më të larta në 30 vite! Gledis Nano do ta ketë shumë të vështirë sfidën

Teksa i uroi punë të mbarë Drjetorit të ri të Policisë së Shtetit, Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, nuk i kurseu vlerësimet për Ardi Veliun, i cili la sot stafetën. Çuçi u shpreh se Veliu e çoi Policinë e Shtetit në rezultatet më të mira që ka patur prej 30 vitesh, ndërsa shtoi se duke parë nivelin e performancës ku ka arritur policia sot, puna e drejtorit të ri, Gledis Nanos do të jetë një sfidë e vështirë.

"Sot është një ditë e veçantë që ndoshta janë si gurë kilometrikë për punë e një prej organizatave më të vjetra të shteteve dhe historia nuk fillon me një drejtor dhe mbaron me një drejtor, por drejtor Ardi Veliu gjatë këtyre 4 viteve, pa diskutim që e ka çuar Policinë e Shtetit në nivelet më të mira që ajo ka patur gjatë 30 viteve të tranzicionit. Duhet të pranojmë që Policia e Shtetit është një organizatë me dinjitet dhe tërësisht e barabartë me partnerët tanë perëndimorë, ka sot besueshmërinë më të lartë në 30 vitet. E gjetëm me 35% nivelin e besueshmërinë dhe sot që Ardi lë stafetën, nivelin e besueshmërisë e kemi 65%. Mos fillojmë me statistikta në luftën kundër kultivimit të kanabisit, trafiqeve të ndryshme, vrasjeve. Policia është sot superiore ndaj vetes së vet që ka qenë para disa vitesh dhe një nga kontribuuesit e këtyre rezultateve është edhe drejtor Ardi Veliu. Ardi ka shumë ende për t'i dhënë Shqipërisë dhe besoj se edh enë detyra të tjera ku do të vazhdojë rrugëtimin e tij, besoj se do t'i kryej me nder dhe përkushtim. Sot kalojmë stafetën dhe fillojmë një rrugëtim të ri me një oficer të ri dhe dua ta them që Gledis Nano do ta ketë shumë të vështirë sfidën, edhe për shkak të niveleve ku ka arritur performanca e Policisë së Shtetit", tha Çuçi.

Ora 09:45
Ardi Veliu mban fjalimin e fundit si drejtor i Policisë së Shtetit: Jam krenar për punën e bërë! Paç fat Gledis Nano

 

Ardi Veliu ka mbajtur fjalimin e tij të fundit si drejtor të Përgjithshëm, pak para se t’i dorëzojë detyrën Gledis Nano.

“Një detyrë shumë e rëndësishme dhe jam përpjekur që të bëj më të mirën e mundshme. Në 35 vite të mija nën Uniformë, duke filluar nga 14 vjec jam brumosur dhe edukuar që t’i shërbejë vendit tim dhe qytetarëve të vendit tim, çdo ditë të karrierës sime dhe të detyrës jam  mbështetur në 3 shtylla kryesore që kanë qenë në vlerësimin tim, ndershmëria, përkushtimi dhe humanizmi. Sot Policia e Shtetit është më mirë se dje. Së bashku me ju përballuam sfidat e tërmetit që nga momentet e fundit, ishim të parët që dhamë ndihmën e parë dhe kryem këtë mision më së miri, kam një mirënjohje për të gjithë juve sepse së bashku menaxhuam qindra tubime që në momente të caktuara u shoqëruan me lëndime të 67 punonjësve të policisë, jeni ju kolegë që me mua arritëm të menaxhojmë periudhën e pandemisë, jam krenar që për punën e berë.

Falenderoj kryeministrin e vendit tim, Edi Rama që nga dita e parë deri te e fundit më ka mbështut që të bëjë këtë detyrë, 3 ish ministrat e brendshëm që arritëm ta sjellim Policinë në  këto kushte ku jemi,  Policia nuk fillon e as mbaron me mua, ju falenderojë për ndihmën që më keni dhënë, falënderoj bashkëshorten dhe 2 fmëijët që ma kanë bërë këtë detyrë më të lehtë, ju uroj sukses dhe drejtor Gledisit shumë fat”, tha Veliu.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edvini: 08/10/2021 03:26

    Gledis eshte emer femre. Paskemi goxha pjeshke per koke polic. Pjeshkerim te mbare.

    Përgjigju
  • PhD Torino: 07/10/2021 15:59

    Urime Gledis!!! Suksese dhe vetem suksese! Jam nje shoku jot I klases, qe kemi qene bashke te Kolegji Turk

    Përgjigju
    • Agron: 07/10/2021 21:17

      Edhebti me leket e babes hajdut si gledis nano je,ne ate kohe qe skishim buke gledisit i paguhej shkolla me usd,se dhe ne akademi me mua ka konkuruar por un e kisha baben pa pune dhe sfitova se sma shiti njeri testin se nuk kisha leke ta blej.

  • Trnakop Kacija: 07/10/2021 15:21

    Nek ka as shansa te bej dicka pozitive - sepse nuk ka pervojen e duhur per kete pune ( pa marre parasysh cka thone e cka shkruajne) - ato “suksese” qe i numerohen jane te gjitha te Sherbimeve Amerikane ( po ketij u ahkruhen) - e tash eshte ne kokplet ujera tjera - kam frike se kane me shkel si lolo ( dhe shpresoj te jem gabim). Nje rakomandim ne fund - shikoj investimet e “Shqiperise ne Kosove e Maqedoni” - 90 % i ke pastrim parash e ke rastin me i “qeth”.

    Përgjigju
  • Luli: 07/10/2021 13:41

    Urime drejto po ta kryesh detyren me nder se mos eshtei lidhur me gjokajt e kuksit

    Përgjigju
  • Tedi: 07/10/2021 08:09

    Urime z. Gledis per detyren dhe ta kryeje ate vetem dhe ne respekt te Kushtetutes dhe Ligjeve te vendit. Kuptohet, te pakten te perpiqet, se ende nuk ka nje standart te Rule of Law ne vendin tone. Te ben pershtypje qe, nese dorezuesi i deryres u dorehoq dje, sikunder letra-kerkese daton (te mos i futemi asaj pacavure letre qe e coi imazhin e policise sone 200 vjet pas) dhe po dje ministri Cuci u shpreh per disa emra dhe pasdite u emerua z. Gledis, si ia doli te perpunonte keto drejtimet kryesore ku do te fokusoje punen??? E habitshme dhe pa kuptim. Gjithesesi, te paktem ka nje zhvillim pozitiv, me ne fund policia rikthehet nen drejtim te nje polici karriere ne edukim dhe eksperience. As kapterr, as ushtar, as magazinier etj.

    Përgjigju
    • Agjenti: 08/10/2021 07:13

      Harrove policin bashkiak Veliun

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin