Global Finance vlerëson zhvillimin
e NBG Bank në tregun grek
Banka Kombëtare e Greqisë, u zgjodh si, “banka me zhvillimin më të mirë në tregun grek”. Çmimi u dha në kuadër të “Çmimet 2013 Për Bankat me Zhvillimin më të Mirë në Tregjet Botërore.”
TIRANË - Banka Kombëtare e Greqisë, u zgjodh si, “banka me zhvillimin më të mirë në tregun grek”. Çmimi u dha në kuadër të çmimeve “World’s Best Developed Market Banks Awards 2013” (Çmimet 2013 Për Bankat me Zhvillimin më të Mirë në Tregjet Botërore), të cilat u ndanë për të 20-in vit në rradhë nga revista ndërkombëtare ekonomike Global Finance.
Për NBG Bank, çmimi u mor në dorëzim nga nëndrejtori i përgjithshëm ekzekutiv i Bankes Kombëtare, Z. Petros Christodoulou, gjatë mbrëmjes së organizuar për ndarjen e çmimeve, në 12 Tetor 2013, në Uashington.
Me çmimet “World’s Best Developed Market Banks Awards”, revista Global Finance vlerëson ato Banka të cilat në mënyrë sistematike u përgjigjen nevojave të klientëve të tyre, në një ambjent të vështirë, duke siguruar rezultatet më të mira në tregun ku veprojnë.
Sipas revistës Global Finance, për përzgjedhjen e bankës më të mirë merren parasysh disa kritere specifike cilësore dhe sasiore, sic janë: rritja e kapitalit, fitimi, imazhi, aftësia drejtuese, mbulimi gjeografik, marrëdhëniet strategjike, si dhe zhvillimi i produkteve të reja dhe bashkëkohore. Përzgjedhja e bankave më të mira u krye, në vijim të propozimeve të bankierëve, përfaqësues të lartë të sferës ekonomike si dhe analistëve nga e gjithë bota.
Ky vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar konfirmon, edhe një herë, pozicionin e fortë të NBG Bank në sistemin financiar grek, si dhe përkushtimin e saj në strategjinë e ndjekur, me qëllim plotësimin e nevojave të klientëve dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Vetëm pak muaj më pare, NBG Bank u shpall banka më e mirë në Greqi për 2013 nga revista Euromoney, vlerësim që u dha në kuadër të cmimeve “Awards for Excellence 2013” (Çmimet për Cilësinë më të mirë 2013).
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
34%
-
Jo
61.8%
-
Deri diku
4.2%
Vota total: 359
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Spiropali: Frymëzohemi ta çojmë flamurin e Kastriotëve në BE dhe të bëhemi yll i shtuar në flamurin e familjes Europiane
28 Nëntor, 12:25
-
Parada e shqiptarëve në Tiranë/ Kryetari i shoqatës ‘Vatra’ në Turqi: Jemi 100% shqiptarë
28 Nëntor, 12:20
-
112 vite Pavarësi, flamujt kuqezi valëviten kudo, festime në të gjithë Shqipërinë
28 Nëntor, 12:18
-
Izraeli: Armëpushimi me Hezbollahun është dhunuar! Goditen tre qytete në juglindjen e Libanit
28 Nëntor, 12:16
-
Itali/ Gjendet i vdekur me plumb në kokë krahu i djathtë i ‘Zotit të drogës’ Elvis Demçe! ‘Chiapa’ ishte mik i shqiptarit, ja çfarë dyshohet
28 Nëntor, 12:15
-
Vrasja e Martin Canit/ Policia: Mos hidhni më dyshime të pabaza, s’ka autor të dytë! Po synohet nxitja e pasigurisë te qytetarët
28 Nëntor, 12:12
-
LIVE-112 vite Pavarësi- Shikoni paradën e Shqiptarëve në Tiranë
28 Nëntor, 12:10
-
112-vjetori i Pavarësisë, Berisha: Gëzuar festën e festave! 'Pashiqi i Tiranës' komploton ditë e natë me Beogradin kundër Kosovës
28 Nëntor, 12:03
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Kryebashkiaku i Nju Jorkut uron shqiptarët: Do jemi gjithmonë krah njëri-tjetrit! Djali më thotë do jetoj në Shqipëri
28 Nëntor, 11:59
-
Ndeshja delikate në Ballsh, Thomas Brdaric: Na duhet disiplinë, Vllaznia luan për tri pikë! Kemi mungesa
28 Nëntor, 11:55
-
Harapash i Labërisë me mish dhe mëlçi qengji nga zonja Albana
28 Nëntor, 11:54
-
Vrasja e Klaudio Prendit, ngjarja i kalon në kompetencë SPAK-ut! Autorët i përkasin një grupi të strukturuar kriminal
28 Nëntor, 11:50