Një inspektor i Policisë Pyjore ka rënë pre e dhunës gjatë kryerjes së detyrës. Ngjarja ka ndodhur në Pogradec, ku policia ka vënë në pranga autorin që ka goditur inspektorin, shtetasin Çlirim Çela, 41 vjeç, banues në fshatin Buzaisht.

Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 26.12.2017, ky shtetas për shkak të detyrës dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin B.R, 43 vjeç, banues në fshatin Bishnicë, me detyrë Inspektor i Policisë Pyjore në Pogradec, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga deklarimet e marra rezulton se motivi i ngjarjes ka qenë një konflikt i çastit mes tyre, pasi shtetasi Çlirim Çela është konstatuar nga inspektori i Policisë Pyjore, me një mjet tip “Benz” të ngarkuar me një sasi lende dru zjarri, në afërsi të fshatit Buzaisht.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.

d.c./shqiptarja.com