Ekipi i Kukësit sot ka prezantuar plot 8 futbollistë në bllok duke u dërguar një sinjal të qartë të gjithë pretendentëve për titullin kampion se asgjë nuk do të jetë e lehtë.

Futbollistët që kanë firmosur zyrtarisht me Kukësin dhe që janë prezantuar nga Presidenti Gjici janë: Pierre Boya, sulmues, Peter Sususam, mbrojtës, Uche Henry, mesfushor, Ismail Gata, sulmues, Olabisi Samuel, mbrojtës, Solomon Izucuku, sulmues, Artan Thorja, mbrojtës dhe malazezi Djordje Djikanoviç, po mbrojtes.

Pas firmës me futbollistët e afruar në merkato, presidenti Gjici për ‘Shqiptarja.com’ deklaron se” Kemi afruar futbollistë shumë cilësorë dhe tani presim rezultatin në fushë.

Jemi gati për ‘luftë’ në të gjitha frontet. Kam besim se do të zhvillojmë një paraqitje shumë të mirë pjesën e mbetur të edicionit” përfundon ai.


d.b/shqiptarja.com