Godina 165-vjeçare, monument kulture, e ish- rezidencës së ishpeshkëvisë drejt degradimit

E njohur si ish- rezidenca e ishpeshkëvisë në fshatin Delbnisht, të rrethit të Kurbinit godina 165-vjeçare po degradon çdo ditë edhe më shumë. Për kamerën e “ReportTV” Paulin Zefi, specialist i Monumenteve të Kulturës ka dhënë alarmin se ndërtuar në vitin 1851 së bashku me rindërtimin e kishës së Shën Teodorit, e cila ishte shkatërruar nga Turqit që në vitin 1478 po shkatërrohen. Rreth pesë vite më herët, ky objekt që ka shërbyer për të drejtuar e kontrolluar 18 famulli, duke përfshirë Durrësin, Krujën, Tiranën, Kurbinin, Matin dhe një pjesë të Mirditës u shpall monument kulture i kategorisë së parë.

“Objekti i ipeshkivës së Durrësit është një ndër objektet më të mëdha, që ndodhet në malësi të Kurbinit, ka qenë një kuvend edhe shkollë ku mësohej, përveçse ka qenë qendra e ipeshkivëve të Durrësit pasi u transferuan në vitin 1501. Ata u detyruan që të shkojnë në këtë godinë në Kurbin, pasi ishte larg bregdetit edhe larg qendrave kryesore”, shprehet Paulin Zefi, specialist i monumenteve të Kulturës.

Ndërtesa ka vlera të mëdha arkitektonike, kulturore dhe historike. Në të kanë shërbyer figura të ndritura të katolicizmit. Në vitin 1914 këtë rezidencë e kanë djegur dhe shkatërruar ithtarët e Haxhi Qamilit. Pas këtij shkatërrimi rezidenca u restaurua në vitet ‘20, por pasi humbi edhe katin e tretë.

 “Objekti formën që ka sot e ka marrë në vitet 20 të shekullit 20 edhe ka një pamje madhështore, madje prej pesë vitesh është shpallur monument kulture i kategorisë së parë. Kemi edhe një kishë ngjitur me objektin, e shekullit XV-XVII. Objekti ka nevojë në tërësi. Është dëmtuar altari i kishës. Me dijeninë time ka disa shoqata, por nuk janë qasur nga drejtoria rajonale e Shkodrës. Këtu nuk është problem financa, por duhet vullneti i mirë i IMK-së dhe MK-së”, thotë Zefi.

Gjatë komunizmit shërbeu si shkollë, deri në vitin 1991, kur kjo godinë iu kthye kishës. Ndërsa, edhe përse duhet të vihet dorë në të nga institucionet përkatëse objekti i shpallur monument kulture për vlerat që mbart është në gjendje të mjerueshme.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut