Dy ura mesjetare në Lezhë rrezikojnë shembjen, specialisti i monumenteve: Asnjë ndërhyrje nga Ministria e Kulturës

Ndërtuar në shekullin e XII, ura mesjetare e Blinisht në Lezhë rrezikon shembjen. Një projekt restaurimi i miratuar dy vite më parë nga Ministrja e Kulturës Elva Margariti mbeti thjesht një status facebook.

Prej dekadash nuk ndërhyhet për ruajtjen e trashëgimisë siç është kjo urë me harqe, monument kulture i kategorisë së parë.

Në një distancë 10 kilometra nga Blinishti, gjendet ura e Plakut Gjon në fshatin Raboshtë. E mbuluar nga shkurret e ferrat kjo urë mesjetare po shkon drejt degradimit total.

"Gjatë punimeve  vullnetare në 2014 janë zbuluar dy harqe të tjera që për fat të keq janë sot të mbuluara me dhera e vegjetacion. Që nga ajo kohë nuk është bërë më asnjë ndërhyrje nga Ministria e Kulturës", tha specialisti i monumenteve Paulin Zefi

Në situatë të ngjashme ndodhen pjesa më e madhe e monumenteve të Kulturës në Qarkun e Lezhës.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 29/04/2022 02:18

    Ministria e kultures eshte inekzistente.Kemi degjuar dhe per monumente te tjera te kategorive te ndryshme qe rrezikojne shembjen,ose jane shembur.E gjitha kjo sepse ne krye te min.te kultures jane vendosur vazhdimisht injorante dhe te paafte qe shkembehen me njera-tjetren dhe garojne mes tyre per paaftesi dhe per papergjegjesi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja