Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu publikoi sot në rrjetet sociale disa pamje nga kantieri i kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku vijojnë punimet për të përfunduar rikonstruksioni i plotë i godinës.
“Mirëmëngjesi nga kantieri i kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", ku po punohet me ritme të shpejta për të përfunduar rikonstruksioni i plotë i godinës që do të përfshijë krahas sallave të dedikuara për kirurgjinë e zemrës dhe një repart te specializuar reanimacioni dhe teknologjinë më të fundit për shërbimet e kardiokirurgjisë”, shkruan Koçiu në Facebook.
Projekti për Spitalin e Kardiokirurgjisë do t’i shtohet zinxhirit të shërbimeve të rilindura shëndetësore të QSUT-së, që do të mundësojë rritjen e kapaciteteve të shërbimeve të kardiokirurgjisë dhe kirurgjisë vasale, përmirësimin e teknologjisë dhe kushteve të punës për personelin e këtij spitali dhe shërbime më cilësore për pacientët që trajtohen këtu.
Projekti përfshin 4203 m2 sipërfaqe ndërtimi, katër salla operacioni, infrastrukturë moderne dhe pajisje të teknologjisë së lartë, ndërsa ka një kapacitet prej 80 shtretërish.
ne kete godine dhe repart gelon korrupsioni. eshte korrupsion masiv. le te shkoje prokuroria te hetoje, te gjithe kirurget jane te korruptuar deri ne place. plehra!!
Përgjigju