Godina e shembur, mungesa e
naftës anulon heqjen e inerteve

Godina e shembur, mungesa e<br />naftës anulon heqjen e inerteve
TIRANË - Megjithëse u deklarua se menjëherë pas rrëzimit do të niste puna intensive për heqjen e të gjitha inerteve dhe pastrimin e zonës, një ditë më pas askush nuk ka lëvizur qoftë dhe një gur apo tullë prej andej.
 
Ndërkohë që, kur rreth orës 18:00, po sot, fadroma dhe kamionë të xhenios u bënë gati në vendngjarje për të nisur pastrimin e zonës prej materialeve të ngurta, aksioni u anulua. Sipas burimeve të "A1Report", kjo u bë për shkak të mungesës së naftës. Ndërkohë që u njoftua anulimi, nuk u bë e ditur një kohë tjetër se kur do rinisin punimet.

fadroma
(Në foto: Fadroma e mbetur në vendngjarje në pritje të rifillimit të punimeve).

ORA 18:00 - ANULOHET AKSIONI PËR PASTRIMIN E ZONËS NGA INERTET
Edhe pse u duk sikur gjithçka ishte gati për të nisur heqja e inerteve të godina 4-katëshe e shembur pranë Fakultetit Ekonomik, në fakt aksioni u anulua. Siç bën të ditur nga terreni gazetari Granit Sokolaj i TV 'A1 Report" ka qenë mungesa e naftës arsyeja e pezullimit të punimeve për pastrimin e zonës.

Ndërkohë forcat e xhenios me 4 kamionë të ushtrisë dhe 2 fadroma gjendeshin aty gati për të nisur punën e pastrimit të zonës nga materialet e ngurta. Pas anulimit të aksionit, pajisjet dhe makinat u lanë aty, ndërsa personeli u largua, pa pasur një njoftim të saktë se kur do rifillojnë punimet.

ORA 12:15 - SHEMBJA E GODINËS, NJË DITË MË PAS INERTET TË PAHEQURA
Megjithëse u deklarua se menjëherë pas rrëzimit do të niste puna intensive për heqjen e të gjitha inerteve dhe pastrimin e zonës, një ditë më pas askush nuk ka lëvizur qoftë dhe një gur apo tullë prej andej.
 
Aksioni për prishjen e godinës 4-katëshe në rrugën Arben Broci, në hyrje të Qytetit Studenti nisi të shtunën në mëngjes, kur forat e policisë dhe të INUK rrethuan banesën, që sipas tyre ishte pa leje ndërtimi.

Pas bisedimeve mes palëve, u vendos që godina të shëmbej me eksploziv, i cili pas më shumë se 15 orësh punë nuk arriti ta rrëzonte.

Gjatë gjithë natës dhe paradites së të dielës, forcat e xhenios vendosën mbi 300 kallëpe tritoli dhe rreth orës 13:10 minuta u shtyp butoni.

ndertesa e shembur
(Foto: Inertet e ndërtesës së shembur 4-katëshe përballë Ekonomikut)
 
Shpërthimi vetëm uli thuajse një kat ndërtesën, por pa mundur ta rrëzojë.

inertet e godines se shembur

Më pas erdhi një fodromë-matrapik, i cili pas afro 3 orësh, arriti ta rrëzonte.

Dhe, megjithëse u deklarua nga INUK se puna nuk do të ndalonte për heqjen e interteve, situata është e njëjtë me të orës 18.00 të së dielës, kohë kur dhe banesa 4-katëshe u shemb.

inertet e godines se shembur

inertet e godines se shembur

(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë