Godinat e ish-pronarëve, vendimi
shkaktoi tre tragjedi në 2 muaj

Godinat e ish-pronarëve, vendimi<br />shkaktoi tre tragjedi në 2 muaj
DURRËS - Vetëm brenda dy muajve, në Durrës dhe në Kavajë janë kthyer në tragjedi tre rastet e lirimit të banesave sipas aktit normativ të Qeverisë “Berisha” për kthimin e banesave, ish-pronarëve.
 
Rasti i fundit është regjistruar dy ditë më parë me vdekjen e 87-vjeçares Sofie Qëndro, e cila prej të paktën 6 javësh jetonte në një stol të lulishtes para bashkisë bashkë me nipin e saj, pasi ishin nxjerrë nga shtëpia me vendim gjykate.
 
Në shenje proteste, ata kishin ngritur nje strehe kartoni dhe plasmasi në qëndër të qytetit, ndërsa me uljen e temperaturave filluan të rëndohen problemet shëndetesore për të moshuarën.
 
Ajo ndërroi jetë pasditen e së shtunës në stol, pasi përveç të ftohtit të natës, ajo vuante nga sëmundje të tjera, që ishin agravuar me uljen e temperaturave dhe me kequshqyerjen.


Rasti i dytë i tragjedive të shkaktuara nga akti normative regjistrohet sërish  në qytetin e Durrësit, në 12 shtator, ku një 60-vjeçar i quajtur Isuf Gjilani, kërcënoi se do të hidhej nga kati i katërt i një godine, që me vendim gjykate duhej t’i kthehej pronarit.
 
Isuf Gjilani nuk pranonte të lironte banesën, pasi ai së bashku me familjen e tij nuk kishin ku të strehoheshin.
 
60-vjecari tentoi të djegë vetveten me një shishe benzinë, por është neutralizuar nga policia.
 
Madje, ai deklaronte se pas këtij akti fshihej vjehrri i Presidentit Bujar Nishani.
 
Vetëm pas tre orësh, policia arrititi të negociojë me 60- vjeçarin, i cili jetonte me gruan, një fëmijë dhe vëllanë e tij të sëmurë, që e ndaloi atë para se të kryente ndonjë akt ekstrem.

Një tjetër rast ekstrem ka ndodhur në fund të muajit gusht në qytetin e Kavajës, ku sërish një i moshur, një 72-vjeçar i quajtur Enver Shabiani dhe që jetonte i vetëm në banesë, i vuri flakën banesës prej nga kërkonin ta nxirrnin përmbaruesit dhe më pas, qëlloi veten me kallashnikov.

Këtyre rasteve tragjike u shtohet edhe greva e urisë e banorëve të një pallati në rrugën "Margarita Tutulani" në Tiranë.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Portugalia i falet Diogo Costas pas 120 minutave dhe penalltive, mposht Slloveninë dhe gjen Francën në çerekfinale! Ronaldo gabon 11 metërshin

Euro 2024/ Portugalia i falet Diogo Costas pas 120 minutave dhe penalltive, mposht Slloveninë dhe gjen Francën në çerekfinale! Ronaldo gabon 11 metërshin