VIDEO/ ‘Mbushën’ Lezhën me drogë, 4 në pranga, mes tyre efektivi! U raportonte kultivuesve lëvizjet e Policisë! Sekuestrohen 2706 bimë kanabis

LEZHË- Tre raste të kultivimit të kanabisit janë goditur në qarkun e Lezhës 24 orët e fundit. 4 të arrestuar, mes tyre një polic, 3 në kërkim, 2 kryepleq dhe një specialist pyjesh në hetim dhe 2706 fidanë dhe bimë kanabis të sekuestruara është bilanci i 3 operacioneve.

Parcelat e kanabisit janë identifikuar edhe përmes vëzhgimeve me dron, ndërsa në një moment në pamjet me dron të ndara nga policia dallohet edhe arrestimi i kultivuesve.

Rasti i parë i goditur është në Mirditë, ku në pranga ka rënë edhe efektivi Klodjan Deda, 33 vjeç. Ai informonte kultivuesit e kanabisit për lëvizjet e policisë. Po ashtu u arrestua edhe Emilton Kala, 41 vjeç, nën akuzë për të kultivim të bimëve narkotike.

Ai dyshohet se organizonte veprimtarinë kriminale me mbështetjen e dy miqve, Adrian Zgara alias Ilir Laska alias Ilirian Laska, 39 vjeç dhe Gazmir Ahmet Lika, 33 vjeç, banues në fshatin Vinjollë. Edhe këta të dy ranë në pranga, ndërsa në bashkëpunim me njëri-tjetrin, të 3 kishin kultivuar 1900 bimë narkotike dhe 650 fidanë narkotikë (në kubikë), në afërsi të përroit të Karmës, në fshatin Përshqesh.

Gjithashtu, për këtë rast nisi hetimi për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Përshqesh, P.Ll., 62 vjeç, si edhe për specialistin e pyjeve në fshatin Orosh.

Rasti i dytë është zbuluar në Kurbin, ku në fshatin Shëmri u gjetën të kultivuara 151 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat ishin kultivuar nga dy vëllezërit Skënder Bajraktari, 46 vjeç dhe Ali Bajraktari, 35 vjeç. Në pranga ka rënë vetëm 46-vjeçari, ndërsa vijon puna për kapjen e vëllait të tij.

Edhe për këtë rast u vu në hetim kryeplaku i fshatit Shërmi, B. K., 52 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Rasti i tretë është në Milot, ku janë zbuluar disa bimë të tjera narkotike dhe u arrestua kultivuesi Arbër Kasmi, 24 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Kroacisë sfida e dytë në Euro 2024, kush fiton?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ 'Gjelat këndojnë' në Dusseldorf, Franca fiton 0-1 me vuajtje ndaj Austrisë! Vendos një autogol

Euro 2024/ 'Gjelat këndojnë' në Dusseldorf, Franca fiton 0-1 me vuajtje ndaj Austrisë! Vendos një autogol