VLORE - Shërbimi i Çështjeve të Brendshme goditi sot një grup personash të dyshuar si të përfshirë në falsifikimin e dokumenteve të automjeteve, certifikatave të pronësisë, dhe dokumenteve të tjera të rëndësishme. Gjatë mesditës u arrestua pranë ish- doganës së Tiranës, Ilirjan Beqirajn, pronar i kompanisë Interterm, e përfshirë në tregtimin dhe riparimin e kondicionerëve.
Grupi i goditur sipas Ministrisë së Brendshme dyshohet se vepronte kryesisht në Vlorë dhe në Tiranë. Arrestimi i Beqirajt u krye në momentin kur sapo kishte blerë një printer të cilësisë së lartë që përdorej për falsifikimin e dokumenteve të kartave të identitetit, të lejeve të drejtimit apo dokumente të tjera të plastifikuara.
Për të gjykata më parë kishte vendosur masën e sigurisë arrest me burg ndërsa dy persona të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë të tij, po hetohen në gjendje të lirë.
Të gjithë personat e marrë në ndjekje penale sipas policisë kanë qenë më parë të dënuar për këtë lloj aktiviteti kriminal.
Gjatë kontrollit të kryer në magazinat e kompanisë së Beqirajt në lagjen pavarësia në Vlorë, policia bllokoi një sasi dokumentesh false, si certifikata pronësie, akte noteriale, patenta, dëshmi penalitetit dhe karta identiteti.
Veç kësaj të arrestuarit dyshohet se mund të jenë përfshirë edhe në falsifikimin e dokumenteve që përdoren nga personat që mund të bëhen kontigjent për azil në vendet e BE-së.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO