BULQIZË- Një 50- vjeçar është arrestuar mesditën e sotme si dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij pasi kanë kundërshtuar punonjësit e policisë dhe i kanë qëlluar ato me gurë.
Mësohet se shkak për këtë është bërë drejtimi i mjetit nga Bajram Tançi në gjendje të dehur dhe pa dokumentet përkatëse.
Policia njofton se automjeti tip "Benz", me targa AA 479 LL i cili drejtohej nga 50- vjeçari Tançi është gjetur i përmbysur dhe i braktisur në unazën e qytetit Bulqizë pasi kishte pësuar një aksident rrugor.
Teksa ka shkuar në banesën e vëllezërve Tançi, ata kanë kundërshtuar me forcë si dhe goditur me gurë njërin nga punonjësit e policisë duke i shkaktuar dëmtime fizike dhe më pas janë larguar me vrap.
Shërbimet e policisë kanë bërë të mundur arrestimin e 50- vjeçarit Besim Tançi, i dënuar më parë për veprën penale "Armbajtje pa leje", e ndërsa mësohet se është shpallur në kërkim Bajram Tançi drejtuesi i automjetit.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com