Goditet banda kriminale e ‘Kartelit Ballkanik’ në Portin e Valencias! Sekuestrohen 1700 kg kokainë, arrestohet një shqiptar, ja roli i tij

Një shqiptar është arrestuar nga Policia spanjolle gjatë një aksioni të ndarë në katër faza për sekuestrimin e një ngarkese prej 1700 kilogramë kokainë në total e cila po trafikohej nga “karteli ballkanik”, përmes portit të Valencias

Mediat vendase publikuan pamje dhe raportuan se gjatë operacionit është arrestuar një prej anëtarëve të Kartelit Ballkanik, me trajnime ushtarake dhe njohuri të gjera operacionale, i cili kishte udhëtuar nga Shqipëria për të mbikëqyrur transportin e lëndës narkotike. Kokaina ishte fshehur në kontejnerët detarë të mbërritur me fruta nga Ekuadori.

Policia spanjolle bëri të ditur se janë dashur plot shtatë kontrolle në portin e Valencias, për të zbuluar drogën e cila në çdo rast fshihej në mënyra të ndryshme. Agjentët mësuan se rrjeti kriminal importonte çdo javë kontejnerë detarë me fruta nga Ekuadori, të cilat përmbanin sasi të konsiderueshme lënde narkotike. Hetimet zbuluan se organizata kriminale përdorte mënyra të ndryshme për të futur drogën në Spanjë, duke e fshehur në hapësirat e frigoriferëve të kontejnerëve, apo në dysheme false me funde të dyfishta në mes të të cilëve vendoseshin pakot me drogë.

Në qershorin e vitit të kaluar ky rrjet kriminal tentoi të fuste një sasi prej 45 kilogramë kokainë të fshehur në dhomat frigoriferike të kontejnerëve. Në këtë rast u arrestua një i dyshuar të cilit iu sekuestruan tri aparate celularë dhe mjete të ndryshme për nxjerrjen e drogës nga kontejnerët. Në fazën e dytë të operacionit, u kryen kontrolle në kontejnerë që kishin mbërritur në portin e Valencias, duke gjetur sërish në dy prej tyre nga 44 dhe 46 kilogramë kokainë.

 Policia gjeti edhe një kontejner të tretë me strukturë të sofistikuar, ku ishin fshehur 200 kilogramë kokainë në dyshemenë false. Në fazën e tretë, u zbulua se organizata kriminale po tentonte të fuste drogën mes trarëve të dyshemesë së një kontejneri, ku u sekuestruan gjithsej 550 kilogramë lëndë narkotike.

Në muajin korrik, që përkon me fazën e katërt të operacionit, u zbuluan edhe dy kontejnerë të rinj që ishin fshehur në dyshemenë e strukturës, ku mes tyre u gjetën 831 kilogramë kokainë. Porti i Valencias është një pikë kyçe në transportin ndërkombëtar të mallrave, çka shrytëzohet nga trafikantët ndërkombëtarë për tranzitimin illegal të drogave.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:10
VIDEOLAJM/ Goditet grupi kriminal i drogës ‘Karteli Ballkanik’ në Portin e Valencias, ja si e kishin fshehur trafikanëtët kokainën në kontejnerin detar nga Ekuadori

 

Në videon e siguruar nga media Valenciani C, evidentohet sesi trafikantët kishin fshehur 1700 kg kokainë në kontejnerin detar që vinte nga Ekuadori. E gjithë sasia e drogës fshihej në dyshemenë e kontejnerit.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!