U kapën me 246 kg kanabis në Shkodër, 10 arrest me burg, 2 të tjerë lihen në arrest shtëpie! Grupi kriminal kthehet në burg 2 vite pas hetimeve të SPAK

Policia e Shtetit dhe SPAK goditën një grup të strukturuar kriminal që vepronte për kultivim kanabisi. Hetimet nisën para dy vitesh ndërsa mësohet se droga mbillej në disa fshatra të Shkodrës, kryesisht në njësinë administrative Oblikë.

Me vendim të Gjykatës së Posaçme janë ekzekutuar 12 urdhër arreste, 10 në “arrest në burg” dhe 2 të tjerë do të hetohen në “arrest shtëpie”. Fillimisht dosjen e kishte Prokuroria e Shkodrës, që shpalli moskompetencë dhe ia kaloi SPAK, ku u ngritën akuzat e kultivimit dhe prodhimit të drogës në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Gjatë periudhës hetimore, grupit në fjalë, i janë sekuestruar 246 kilogramë kanabis në proces tharje dhe i janë asgjësuar 32.000 bimë. Një pjesë e të arrestuarve sot, për të njëjtin operacion kanë qenë në pranga edhe në 2022-shin, por mundën të dalin me masa më të buta. Kalimi i dosjes në SPAK, u vështirësoi pozitat.

Faktet kriminale për të cilin janë kryer hetime në këtë procedim penal kanë të bëjne me ngjarjen e datës 17.06.2022, ku gjatë kontrollit të territorit në fshatin Vallas të Njësisë Administrative Oblike, nga ana e punonjësve të policisë të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, rreth 100 metra largësi nga Xhamia e fshatit Vallas, janë konstatuar parcela të mbjella me bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa, në total 32.000 rrënjë. Gjithashtu, gjatë kontrollit në ambientet e përshtatuara për shërbim të kësaj bime është konstatuar në proces tharje material bimor në formë boçeje me aromë dhe karakteristikë si ajo e lëndës narkotike Cannabis Sativa, e cila pas peshimit rezultoi në total 112.55 kilogram. Në vazhdim të kontrollit janë gjetur gjithashtu edhe të varuara bimë të prera në proces tharje të pa ndara nga kërcelli me peshë 130 kg. Pra, në total lënda e thatë e gjetur në vendin e ngjarjes është 246.50 kilogram.

Fakti i dyte penal ka të bëjë me ngjarjen e datës 12.10.2022, në fshatin Bleran-Bardhaj, Njësia Administrative Rrethina, Bashkia Shkodër, ku Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër ka ushtruar kontroll në dy banesa ngjitur me njëra-tjetrën, konkretisht në banesën e shtetasi P. Gj. dhe vëllait R. Gj., si dhe në banesën tjetër të babait të tyre. Në banesën e parë është konstatuar një serë e improvizuar me plastmas, brenda së cilës po punonin disa gra, si dhe është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike në proces tharje me peshë 5. 955 kilogram, si dhe një sasi tjetër në gjendje të thatë me peshë 80.095 kilogram. Pesha totale e sasisë së lëndës narkotike ishte 86.05 kilogramë.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i një hetimi të ndjekur me metoda proaktive, për 2 vjet, në bashkëpunim me SPAK dhe me Prokurorinë e Shkodrës, Departamenti i Policisë Kriminale i DPPSH dhe Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër finalizuan operacionin policor të koduar “OBLIKA”.

Gjatë periudhës hetimore, grupit i janë sekuestruar 246 kilogramë cannabis në proces tharjeje dhe i janë asgjësuar 32 000 bimë cannabisi.

Në kuadër të një hetimi të iniciuar në vitin 2022, në Prokurorinë e Shkodrës dhe të ndjekur proaktivisht nga SPAK, Departamenti i Policisë Kriminale i DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, finalizoi operacionin policor të koduar “OBLIKA”. Gjatë operacionit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga SPAK, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, për shtetasit:

- Arben Uruçi,  50 vjeç, banues në Shkodër;

- Ardjan Tahiri, 30 vjeç, banues në Koplik;

- Hekuran Myrtja, 45 vjeç, banues në Shkodër;

- Samet Dahati 36 vjeç, banues në Shkodër;

- Izmir Dahati, 28 vjeç, banes në Shkodër,

- Besë Lejthiza, 23 vjeç, banues në Shkodër;

- Ermis Sela, 22 vjeç, banues në Shkodër;

- Afrim Dahati, 23 vjeç, banues në Shkodër;

- Arian Popa, 23 vjeç, banues në Shkodër;

- Danjela Hasani, 44 vjeçe, banuese në Tiranë.

Këta 12 shtetas akuzohen se të organizuar si grup i strukturuar, janë implikuar në veprimtaritë kriminale të kultivimit dhe prodhimit të cannabis sativës, në fshatra të ndryshme të Shkodrës, kryesisht në njësinë administrative Oblikë. Gjatë hetimeve të kryera për të dokumentuar veprimtaritë kriminale të këtyre shtetasve, janë sekuestruar 246 kilogramë cannabis në proces tharjeje dhe janë asgjësuar 32 000 bimë cannabisi.

Materialet procedurale i kaluan SPAK, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Video 3D e atentatit ndaj Donald Trump, ja si ish-presidenti shpëtoi nga plumbi për disa milimetra

Video 3D e atentatit ndaj Donald Trump, ja si ish-presidenti shpëtoi nga plumbi për disa milimetra