U kapën me 246 kg kanabis në Shkodër, 10 arrest me burg, 2 të tjerë lihen në arrest shtëpie! Grupi kriminal kthehet në burg 2 vite pas hetimeve të SPAK

Si rezultat i një hetimi të ndjekur me metoda proaktive, për 2 vjet, në bashkëpunim me SPAK dhe me Prokurorinë e Shkodrës, Departamenti i Policisë Kriminale i DPPSH dhe Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër finalizuan operacionin policor të koduar “OBLIKA”.

Uniformat blu bëjnë me dije se  janë ekzekutuar 12 masa sigurie, “arrest me burg” për 10 shtetas dhe “arrest në shtëpi” për dy shtetas të tjerë.

Konkretisht në masën "Arrest në burg" u lanë : Danjela Hasani, Arben Uruçi, Ardjan Tahiri, Hekuran Myrtja, Samet Dahati, Izmir Dahati, Besë Lejthiza, Ermis Sela, Afrim Dahati dhe Arian Popa. Ndërsa në “Arrest në shtëpi” u lanë: Pjetër Gjoni dhe Roland Gjoni.

Më parë policia e Shkodrës kishte arrestuar 6 persona për kultivim kanabisi në vitin 2022. Por Prokuroria e Shkodrës nuk arriti të vërtetonte pjesëmarrjen e tyre në kultvimin e kanabisit. Çështja më pas i kaloi SPAK, e cila në bashkëpunim me Prokuroriën e Shkodrës dhe me policinë kriminale bën të mundur finalizimin e operacioni 'OBLIKA', prej të cilit u ekzekutuan 12 masa sigurie.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i një hetimi të ndjekur me metoda proaktive, për 2 vjet, në bashkëpunim me SPAK dhe me Prokurorinë e Shkodrës, Departamenti i Policisë Kriminale i DPPSH dhe Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër finalizuan operacionin policor të koduar “OBLIKA”.

Gjatë periudhës hetimore, grupit i janë sekuestruar 246 kilogramë cannabis në proces tharjeje dhe i janë asgjësuar 32 000 bimë cannabisi.

Në kuadër të një hetimi të iniciuar në vitin 2022, në Prokurorinë e Shkodrës dhe të ndjekur proaktivisht nga SPAK, Departamenti i Policisë Kriminale i DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, finalizoi operacionin policor të koduar “OBLIKA”. Gjatë operacionit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga SPAK, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, për shtetasit:

- Arben Uruçi,  50 vjeç, banues në Shkodër;

- Ardjan Tahiri, 30 vjeç, banues në Koplik;

- Hekuran Myrtja, 45 vjeç, banues në Shkodër;

- Samet Dahati 36 vjeç, banues në Shkodër;

- Izmir Dahati, 28 vjeç, banes në Shkodër,

- Besë Lejthiza, 23 vjeç, banues në Shkodër;

- Ermis Sela, 22 vjeç, banues në Shkodër;

- Afrim Dahati, 23 vjeç, banues në Shkodër;

- Arian Popa, 23 vjeç, banues në Shkodër;

- Danjela Hasani, 44 vjeçe, banuese në Tiranë.

Këta 12 shtetas akuzohen se të organizuar si grup i strukturuar, janë implikuar në veprimtaritë kriminale të kultivimit dhe prodhimit të cannabis sativës, në fshatra të ndryshme të Shkodrës, kryesisht në njësinë administrative Oblikë. Gjatë hetimeve të kryera për të dokumentuar veprimtaritë kriminale të këtyre shtetasve, janë sekuestruar 246 kilogramë cannabis në proces tharjeje dhe janë asgjësuar 32 000 bimë cannabisi.

Materialet procedurale i kaluan SPAK, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Luka Modric firmos me Real Madrid

Zyrtare/ Luka Modric firmos me Real Madrid