‘Goditet’ grupi kriminal në Shkodër! Shpërndanin kokainë, në pranga 8 persona, shpallet në kërkim infermieri që i siguronte metadon

SHKODËR-Goditet grupi kriminal i shpërndarjes së drogës në qytetin e Shkodrës, ku kanë rënë në pranga 8 persona dhe është shpallur në kërkim një tjetër. Pas një hetimi disamujor të kryer nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër, janë arrestuar  Arjan Cerjani 49 vjeç, Enkeledia Cerjani 40 vjeçe, Leart  Cerjani 19 vjeç, Luis  Cerjani  21 vjeç, Emiljan  Hajdaraj 44 vjeç, Gjergj  Pllumbi, 34 vjeç, Indrit Ishmakej dhe Valentin Plenishta 20 vjeç.

Në kërkim është shpallur Redi Idriz, në profesion infermier, i cili ishte personi që siguronte metadonin nga spitali dhe ia dorëzonte, siç u zbulua nga hetimet,  Arjan Cerjanit, që më pas e shpërndante te personat e në terapi për heqjen dorë nga përdorimi i drogës, të cilët lëndën narkotike e siguronin në mënyrë ilegale.

Gjatë këtij operacioni u sekuestruan 4 armë zjarri, 6 thika, një sasi metadoni, drogë farmaceutike një automjet e sende të tjera. Gjithashtu në shtëpinë e Indrit Ishmakej u gjetën doza me kokainë, një sasi kanabisi dhe një armë zjarri pistoletë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

 

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarjet në Fier e Fushë Krujë, a jeni të shqetësuar nga situata e rendit dhe sigurisë publike?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

E rëndë, dhunoi babanë dhe i shkatërroi pronën për t’i marrë më shumë para, arrestohet i riu në Koplik