Goditet grupi që shpërndante drogë pranë shkollave në Korçë, 3 në pranga, 2 në kërkim e 9 të tjerë në hetim! Sekuestrohet kokainë e kanabis (VIDEO)

KORÇË- Një grup që shpërndante drogë pranë shkollave është goditur në qytetin e Korçës. 3 persona kanë rënë në pranga, 2 janë në kërkim dhe 9 të tjerë në hetim. Një vit kanë zgjatur hetimet për goditjen e këtij grupi, derisa policia ndërmori operacionin ‘Break’ ditën e sotme, 15 tetor 2024.

Nga hetimet ka rezultuar se grupi prej 14 personash shpërndante drogë në afërsi të shkollave dhe në ambiente që frekuentoheshin nga të rinjtë, në qytetin e Korçës dhe të Bilishtit. Burime bëjnë me dije se në pranga kanë rënë Donadel Agolli, 31 vjeç, Redion Gjata, 33 vjeç, e Sajmir Suvaria, 33 vjeç, për të cilët Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Po për të njëjtën vepër penale dy të tjerë janë shpallur në kërkim K. L. dhe M. N.

Blutë e Korçës kanë sekuestruar 180 gramë kokainë, 40 gramë cannabis sativa, 1 peshore elektronike, 2 automjete, 13 celularë, 1000 euro dhe 30 000 lekë.

“Si rezultat i një hetimi 1-vjeçar të kryer me metoda proaktive, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, në zbatim të masave të megaoperacionit të koduar “Tempulli”, u finalizua operacioni policor i koduar “Break”. Në kuadër të këtij operacioni, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për shtetasit:

Donadel Agolli 31 vjeç,  Sajmir Suvaria 33 vjeç, të dy banues në Korçë dhe Redion Gjata 33 vjeç, banues në Bilisht.

Gjithashtu, po punohet për kapjen e shtetasve K. L. dhe M. N., të cilët janë shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga veprimet hetimore të kryera gjatë një viti, dyshohet se në këtë veprimtari kriminale janë të përfshirë edhe 9 shtetas të tjerë, për të cilët ka nisur procedimi në gjendje të lirë. Nga hetimet ka rezultuar së këta shtetas shpërndanin lëndën narkotike, në afërsi të shkollave dhe në ambiente që frekuentoheshin nga të rinjtë, në qytetin e Korçës dhe të Bilishtit”, njofton policia.

Specialistët për hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë shtetasve të përfshirë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Patrioti: 15/10/2024 18:27

    Keta jane kriminele qe duhen denuar perjetesisht. Jo ne burg por ne burg kamp pune qe te thyejne gure gjithe jeten. Helmuan te rinjte e pafajshem dhe po i shkulin zemren vendit e po shkaterrojne femije e prinder. Po perse o te mallkuar nuk mesoni nje profesion e te jetoni me nder si gjithe njerzia, por helmoni femije te pafajshem. Mallkuar qofshi!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, kush mund ta ndihmojë më shumë Shqipërinë në rast fitoreje?



×

Lajmi i fundit

Votat e diasporës pritet të përcaktojnë emrin e presidentit në Moldavi! Kandidati prorus në avantazh me 0,5%

Votat e diasporës pritet të përcaktojnë emrin e presidentit në Moldavi! Kandidati prorus në avantazh me 0,5%