Arrestohen 11 nga krerët e oganizatës kriminale Cosa Nostra, e udhëhequr nga Mateo Mesina Denaro, i cili ndodhet në arrati që prej 1993. Grupi Mafioz e kishte shtrirë aktivitetin e tij edhe në Shqipëri.

Mediat italiane shprehen se aksioni i quajtur “Ermes” ishte vazhdimësi i operacioneve në Golem dhe Eden të kryera nga policia italiane në bashkëpunim me skuadrën antimafia të Palermos.

Arrestimet janë kryer në krahinat e Palermos dhe Trapanit. Drejtuesit e operacionit u shprehën në mediat italiane se bosi i Koza Nostrës, Matteo Messina Denaros, komunikonte me anëtarët e grupit me anë të mesazheve shkruajtur në copëza të vogla letre të cilat gropeseshin në një vend të caktuara.

Droga është zëvendësuar në fjalorin e mafiozëve me fjalën dele. “Delet duhen shpërndarë”, “Delet janë gati”, “Delet janë bërë për të qethur” dhe “Bari për delet është gati”, ishin frazat e përdorura ndërmjet anëtarëve të grupit.
 
Të besuarit e Denaros nuk janë takuar asnjëherë brenda fermave por nëpër zona të pabanuara, duke vështirësuar punën e policisë për zbulimin e tyre. Kryeministri italian ka falenderuar policinë për këtë aksion dhe ka kërkuar që mos të ndalen derisa të arrestojnë edhe kreun e kësaj organizate Matteo Messina Denaron.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)