FUSHË KRUJË - SPAK ka goditur një grup kriminal në Fushë-Krujë, të akuzuar për trafik droge nga viti 2020 dhe grup të strukturuar kriminal. Në total janë lëshuar 14 masa sigurie, 10 prej të cilave janë ekzekutuar. Tre prej këtyre janë aktualisht në burg, dhe masa e arrestit iu është komunikuar në qeli. Në kërkim mbeten 4 të tjerët.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, janë 5 drejtues dhe financues të grupit.
Tre nga të përfshirët janë anëtarë të fisit Rraja. Njëri është Rexhep Rraja, djali i ish deputetit të PS-së, Rrahman Rraja. Operacioni po drejtohet nga Prokurori Adnan Xholi. Grupi është "tradhtuar" nga bisedat që kanë bërë në SkyEcc. Gazetarja Keti Banushi raporton se ata akuzohen për trafik droge në disa episode dhe në disa shtete.
Gjatë kontrolleve, janë sekuestruar sasi të konsiderueshme parash, armë, automjete etj.
Rrexhep Rraja dhe kushëriri i tij, Përparim Rraja ishin në kërkim nga policia e Fushë Krujës edhe për dhunë në gurore në 6 korrik 2023.
Dhuna barbare ndodhi pasi dy kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja kishin denoncuar në polici se gurorja e Rrajave po u prishte shtëpitë në Borizanë. Vëllezërit dhe djali i ish-deputetit i dhunuan me shkopinj bejsbolli dhe mjete të tjera të rënda. Dy kushërinjtë përfunduan në spital.
Lajm ne perditesim...

Aldo Gjini
Aldo Gjini është një tjetër emër që del nga operacioni i SPAK kundër një grupi të trafikut të drogës, ku anëtar ishte edhe djali i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja. Aldo Gjini është një emër i njohur për blutë, ndërsa pas operacionit të SPAK masa iu komunikua në qeli.
Më 24 korrik 2021, ai është përfshirë në një plagosje në Tiranë. Pas ‘fërkimit’ të dy mjeteve, Gjini ka qëlluar me armë ndaj dy të rinjve, Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi. Për të parë se kush e kishte fajin në përplasjen e automjeteve, ata tentuan të shohin kamerat e sigurisë së lokalit, por kjo shkaktoi një sherr verbal mes tyre dhe Aldo Gjinit.
Ky i fundit nxori pistoletën dhe qëlloi në drejtim të Gjokës dhe Marashit për tu larguar më pas me shpejtësi me makinë.
Aldo Gjini rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga EUROPOL për akuzat tentativë vrasje, trafikim armësh dhe municionesh luftarake. Ai dyshohet autor i një plagosje të ndodhur më 24 nëntor të viti 2020 në Luksemburg. Po ashtu, në vitin 2016 ai është arrestuar në Itali, për shpërndarje droge. Në pranga, asokohe ranë edhe vëllai tij, Andis Gjini.

Islam Sefa, të cilit i është komunikuar masa e arrestit në burg, u arrestua në korrik të vitit 2024 në një lokal afër SPAK për trafik droge. Ai po priste një avokat kur agjentët e BKH-së ndërhynë për t'i vënë prangat në lokalin rreth 100 metra nga godina e Prokurorisë së Posaçme.
SPAK e akuzon atë si drejtuesin dhe financuesin të një grupo të trafikut të drogës në Gjermani në vlerën e 3.3 mln eurove. Organi i akuzës odentifikoi 12 anëtarë të grupit, 8 shqiptarë dhe 4 gjermanë.
Sipas SPAK, grupi i drejtuar nga Sefa, gjatë viteve 2020-2021, kishte trafikuar në Gjermani në disa episode, sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit marijuanë. Sasia e lëndës narkotike sigurohej kryesisht nga Shqipëria dhe Spanja, e cila pasi futej në territorin gjerman, tregëtohej në rajonin Ëolfsburg-ut, Magdeburg-ut, si dhe në vende të tjera të Bashkimit Evropian.
Islam Sefa është vëllai i Bujar Sefës, i cili më 1 korrik 2024 u shpall fajtor dhe u dënua me 10 vite burg për kultivim të narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.Sipas GJKKO-së ai ishte një nga drejtuesit e dy grupeve kriminale që kultivonin parcela me bimë narkotike në disa zona të Bashkisë Krujë, konkretisht Njësia Administrative Cudhi, fshatrat Noj, Shkretë, Rranxë, Bruz Mal, Bruz Zall zona këto kufitare me njëra-tjetrën.

Report Tv zbardh emrat e tre anëtarëve të grupit të trafikut të drogës që iu komunikua masa e arrestit brenda në qeli pas operacionit të SPAK. Masa e sigurisë iu komunikua në qeli Islam Sefës, Aldo Gjinit dhe Jani Çavos.

Rrexhep Rraja duke rrahur Bilbil Majën
Me urdhër të SPAK është arrestuar Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja pas një operacioni kundër trafikut të drogës. Rexhep Rraja dhe fisi i tij janë jo pak të panjohur për autoritetet e vendit tonë pasi fisi i tyre më 6 korrik 2023 u përfshi në një episod të dhunshëm për guroren në Fushë-Krujë.
Dy kushërinjtë e fisit Maja ishin ankuar disa herë në polici për dëmet në shtëpi nga gurorja e Përparim Rrajës, kushëririt të ish-deputetit Rrahman Rraja në Krujë. Pas këtyre ankesave, vëllezërit dhe djali i deputetit u shfaqën si në një skenë filmash duke goditur me shkopinj bejsbolli dhe mjete të tjera të rënda 2 persona. Bilbil e Jashar Maja përfunduan në spital vetëm se deshën të mbrojnë shtëpitë e tyre. Ngjarja e rëndë pati një reagim zinxhirë, deri në instancat më të larta. Kryeministri Rama urdhëroi shkarkimin e menjëhershëm të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, Rrahman Rraja la mandatin e deputetit, ndërsa u shkri i gjithë Komisariati i Krujës.
Rexhep Rraja i arrestuar sot me urdhër të SPAK, rezultonte ende në kërkim nga Policia e Fushë Krujës për këtë episod dhune. Po ashtu në kërkim rezultonte edhe Përparim Rraja, kushëriri i tyre, ndaj të cilit SPAK ka lëshuar po ashtu masë sigurie. Siç mund të shihet edhe në foto, Rexhep Rraja shfaqej me shkopinj duke dhunuar dy kushërinjtë e fisit Maja.
Komente











E paskan arrestuar dhe ate trimin e madhe qe rrinte njerzit me shkop vetem se kishte kobure ne brez.
Përgjigju