Goditet një tjetër bandë shqiptare, kapen 330 kg kokainë, kanabis e 50 mijë € në Belgjikë

Goditet një tjetër bandë shqiptare, kapen 330 kg kokainë, kanabis e 50 mijë € në Belgjikë

Foto ilustruese

Kokaina nga Amerika Latine vijon të ‘pushtojë’ tregjet e vendeve të Bashkimit Evropian, ku të përfshirë në trafik janë dhe shqiptarët. Një aksion i fundit në Holandë dhe Belgjikë ka zbuluar një tjetër bandë shqiptare e trafikut të kokainës nga Kolumbia drejt tregjeve evropiane.

Gjatë aksionit, janë sekuestruar 330 kg kokainë në aeroportin e Antwerpit, si dhe janë zbuluar disa plantacione me kanabis, që dyshohet se i përkisnin të njëjtës organizatë kriminale.

Mediat e huaja raportojnë se lënda narkotike ishte fshehur në 15 kuti bananesh dhe kapte vlerën e 16 milionë euro nëse tregtohej. Mes të arrestuarve janë edhe dy shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur. Ndërkohë, gjatë aksionit janë sekuestruar dhe mbi 50 mijë euro cash, dokumente të rreme dhe gjashtë automjete, katër prej të cilëve ishin të pajisur me hapësira digjitale, ku fshihej kokaina.

Hetimet për bandën shqiptare kanë nisur mbi një vit më parë, që në vjeshtën e vitit 2016, ku në një market dyshohej se tregtoheshin farë dhe fidanë të kësaj bime narkotike.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ekonomisti: 19/05/2018 07:54

    Gjithe parazitet dhe injorantet qe prodhoi tranzicioni i zgjatur post diktature. Nje gjenerate e çuar per lesh nga nje politike e mbrapsht kriminale. Mend per gjeneraten tjeter.

    Përgjigju
  • Kamaleoni: 19/05/2018 07:23

    E kane bere keta te PDse qe te mashtrohen njerezit dhe Evropa e te duket sikur gjate qeverisjes se PSse plasi kokaina sheshit dhe te mos hapen negociatat...!!!

    Përgjigju
    • hahaha: 19/05/2018 15:26

      logjiken tende do e kishte zili ajnshtajni...

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja