TEPELENE-Një lojtar i ekipit Domosdova është arrestuar pasi ka goditur arbitrin gjatë ndeshjes së djeshme.
Në prangat e bluve ka rënë Kristjan Lleshi, 33-vjeç, banues në Përrenjas.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë ndeshjes së futbollit Tepelena–Domosdova, në Stadiumin “Sabaudin Shehu”, Tepelenë, ky lojtar i ekipit Domosdova ka goditur me grusht gjyqtarin kryesor të ndeshjes, Ardit Merdanaj.
Lojtari akuzohet për veprën penale "Goditje për shkak të detyrës".
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

( Kristjan Lleshi lojtari që dhunoi arbitrin )

(Arbitri i dhunuar gjatë ndeshjes, Ardit Merdanaj)
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com