Vrau me grusht biznesmenin në Vlorë, Apeli ul me 6 muaj dënimin për djalin e anëtares së KLP-së, do të vuajë 18 muaj burgim

Vrau me grusht biznesmenin në Vlorë, Apeli ul me 6 muaj dënimin për djalin e anëtares së KLP-së, do të vuajë 18 muaj burgim

Armando Meshau (viktima) dhe Rei Meta

Tirane- Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë uli me 6 muaj burg dënimin për Rei Metën, djalin e anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Seiti, i cili është autori i vrasjes me grusht të biznesmenit të ndërtimit Armando Meshaut, ndodhur në 7 gusht 2023,  në lagjen “Hajro Cakërri” të Vlorës.

Vendimi u mor sot nga trupa gjykuese e përbërë nga relatore Gjyqtare Diamela Goxha dhe anëtare Valdete Hoxha dhe Qemal Zaimi.

Dënimi me 3 vite burg

Më 20 mars të këtij viti Gjykata e Vlorës e kishte dënuar me 3 vite burg Rei Metën duke e deklaruar fajtor për kryerjen e veprës penale  “Vrasja  nga pakujdesia”, parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal. Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale, Meta përfitonte uljen me 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri do të vuante 2 vjet burgim.  Vuajtja e dënimit fillonte nga dita e arrestimit të tij më datë 07/08/2023 dhe pjesa e mbetur kryhej në një burg të sigurisë së zakonshme.

Apelimi

33 vjeçari ankimoi vendimin në Apelin e Tiranës ku sot u mbajt seanca. Meta kërkoi në Apel ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Vlorës dhe 'Deklarimin e pafajshëm të tij për shkak se fakti është kryer në prani të një shkaku të përligjur që është mbrojtja e nevojshme, dhe nëse Gjykata nuk bindet për pafajësinë e të pandehurit". Po kështu në alternativë kërkonte deklarimin fajtor dhe dënimin e tij për veprën penale të “Vrasjes nga pakujdesia”, sipas nenit 85 të K. Penal duke e dënuar me gjobë.

Gjithashtu në njoftimin e gjykatës së Apelit thuhej se "ndaj këtij vendimi kanë ushtruar ankim trashëgimtarët e viktimës të të ndjerit Armando Meshau, të cilët janë  shprehur që në lidhje me cilësimin juridikë të veprës penale, kjo gjë është në kompetencë të gjykatës dhe organit të procedurës dhe nuk paraqesim pretendime. Trashëgimtarët e viktimës i  kanë normalizuar marrëdhëniet me njeri- tjetrin dhe nuk kanë pretendime per vendimet e gjykates dhe mosmareveshjet civile do ti zgjidhin me mirëkuptim me njëri tjetrin ose në rrugë gjyqësore civile"

Prokurori pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Genti Xholi, gjatë gjykimit, në seancë gjyqësore parashtroi se: Qëndrimi, cilësimi juridik dhe lloji i dënimit është i drejtë dhe duhet lenë ne fuqi, për sa i përket masës se dënimit e le ne vlerësimin të gjykatës.

Ulet denimi me 6 muaj

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues vendosi lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së Vlorës sa i takon cilësimit juridik të veprës penale dhe fajësimit të të pandehurit por ndryshimin e masës së dënimit.

Duke u dënuar i pandehuri R. M me 2 vjet e 3 muaj burgim.  Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht me 18  muaj burgim. 

Gjithashtu Apeli nuk pranoi ankimin e paraqitur nga trashëgimtarët e viktimës për mungesë legjitimimi.

Vrasja ne qendren e internetit
Ditën kur ndodhi ngjarja, 7 gusht 2023, Rei Meta kishte shkuar në Vlorë për të takuar shokun e tij si dhe nënën e tij, e cila gjendej në Vlorë. Rreth orës 12.30, ai ka qenë tek një kafe pranë Internetit ku ndodhi ngjarja, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Djali i anëtares së KLP-së pretendonte se viktima nisi i pari sherrin dhe se ai nuk kishe dashur ta vriste. Konflikti kishte nisur për një tokë që ai kishte ndërmjetësuar si sekser që Armando ta blinte por më pas nuk kishte marrë pjesën e parave që i ishin premtuar.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 11/06/2024 03:12

    /XXX/,do te behet me djemte e mamit edhe te babit po te duash,se prinderit e ketyre jane ne pushtet.Cdo gje per cunat e vajzat e prinderve eshte,kush u del kunder ketyre?! Ja, dhe familjaret e viktimes jane pajtuar dhe nuk kane asnje pretendim,asnje mosmarreveshje dhe cdo gje do t'a zgjidhin me mirekuptim, mire e bukur a thua se ju vrau pa dashje me grusht gomarin e shtepise e jo njeriun e tyre.Kush e ve ne diskutim djalin e anetares se KLP,Nurihan Seiti?! Cuditem si nuk i dhane dhe ndonje dekorate ose t'a shpallnin qytetar nderi Rein e Nurihanit!

    Përgjigju
  • Vlonjati: 10/06/2024 23:46

    E ta mendosh qe nipi i viktimes kerkohet ne 26 shtete. E hengri ky lepuri i grushtave me gjithe mamane e tij qe i pergatiti varrin djalit te saj. Xhungel Shqiperia. Vrit ose te vrasin

    Përgjigju
  • Ago Agai: 10/06/2024 22:56

    Kjo do coje ne vetegjyqesi! Nuk i ka bere mire llogarite mami...! Vdiq nje njeri nga ky palloshi!

    Përgjigju
  • xXx: 10/06/2024 20:04

    Me keta djemte e mamit do behet Shqiperia...

    Përgjigju
  • Altin: 10/06/2024 19:30

    Do Dali me shrbim prove Skandal duhet te hetoi spak per Konflikt interesi.

    Përgjigju
  • O komentues injorante: 10/06/2024 19:18

    Kerkoni ne youtub videon si ka ndodh vdekja e pastaj komentoni . Viktima i ka ren i pari me grusht edhe ky i esht kunderpergjigj. Fati keq i tij qe vdiq , po ky as nuk i ra me lev as me thik as me arme

    Përgjigju
    • E verteta: 10/06/2024 22:39

      O ti zedhenese e Nurihales te KLP cfare donte aty ky bir b***e. Perse i rrinte mbi koke dhe e provokonte? E ka hetuar prokuroria kete fakt? ATEHERE po te vij provokoj une ashtu Ty dhe ti mos reago se te marr jetem me grushte. Do zoti familja e viktimes ja shperblen ne te njejten memyre.

    • K...: 10/06/2024 21:00

      Vrasje nga pakujdesia eshte 0 me 10......

  • Den: 10/06/2024 18:28

    O njerez mos shkoni ne gjykata,zgjidheni vete hallin qe ju ka zene

    Përgjigju
  • Sala: 10/06/2024 18:16

    Dynjaja kane ba nga 18 muaj per nje cigare hashash......!!

    Përgjigju
  • Real: 10/06/2024 17:59

    Po ta kesh mamin anetare te KLP mund te punosh sekser i paligjshem pronash, mund te perndjekesh viktimen duke e provokuar dhe te perligjesh mbrojtjen e nevojshme pavaresisht se viktima humb jeten. Urojme qe drejtesine qe nuk vebdosi gjykata nen ndikimin e KLP ordinere, t'ja japin familjaret ashtu sikurse dine vlonjatet.

    Përgjigju
    • Gripi: 11/06/2024 00:07

      Vetem po i ka patur detyrime per Nurihanin e KLP ose pwr motren tende jam dakort. Sa per brisqe ti e paske gjuhen brisk nga tatiera, per te tjerat e dine tepelensit deri ku ju vihet gardhi. Prit dhe do shohesh.

    • O ti Barcelona: 10/06/2024 19:54

      Vlonjatet te paguajn detyrimet qe mos ti ven nga mrapa kti qe hiku,se Ça din me bo vlonjatet e din te gjith me brisk rrogozhine

  • Ben: 10/06/2024 17:48

    Skandal Skandal Skandal.Ja drejtesia qe kemi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

Kim Kardashian shkëlqen në dasmën e çiftit më të pasur në Indi

Kim Kardashian shkëlqen në dasmën e çiftit më të pasur në Indi