Një 30 vjeçar është arrestuar nga policia e Himarës pasi në një resort në jug të vendit ka goditur me grusht rojen, duke i shkaktuar dëme fizike.

Bëhet fjalë për personin me inicialet D. B, të cilit pas kontrollit fizik i është gjetur edhe lëndë narkotike heroinë 5.2 gramë. Konflikti me rojen e resortit sipas policisë ka ndodhur për motive të dobta.

Ndërkohë nga policia e Himarës është arrestuar edhe një person tjetër 36-vjeçar me inicialet A. A pasi në aksin rrugorë Qeparo-Himarë është kapur duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi përkatës.